Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Zaev: Na duhet pajtim nacional dhe ndëretnik

9 vjet ago
in Të Gjitha
Zaev: Na duhet pajtim nacional dhe ndëretnik

Lideri i opozitës maqedonase, partia e të cilit u rendit e dyta në zgjedhje, por nisur nga mosarritja e Gruevskit për të formular qeverinë pretendon se ka mandatin popullor për t’u bërë kryemistë ka dhënë një intervistë së fundmi për Radio Europa e Lirë, ku ka premtuar thuajse gjithçka me flamurin e reformës në drejtësi. Pajtim me shqiptarët, hetim rastit të Kumanovës dhe referendum për çështjen e emrit  me Greqinë 

Nuk përmendni çështje që janë me interes për shqiptarët siç është zbardhja e ngjarjeve në Kumanovë, apo rastin Monstra… paralelisht do të punoni në këtë drejtim? Mund t’ua premtoni këtë qytetarëve?

Zoran Zaev: Unë premtova zgjidhje të shpejtë me përfshirjen e faktorit ndërkombëtar në hetime të ngjarjeve të Kumanovës, Monstrën, Brodecin, rastin e Nikolla Mlladenovit, atë të Martin Neshkovskit dhe disa raste të tjera. Pse? Sepse nevoja për të vërtetën dhe drejtësinë, paraqet vërtetim për atë se jemi apo nuk jemi shtet.

Shteti i së drejtës duhet të garantojë pavarësinë gjatë vendimeve (gjyqësore), por edhe të vërtetën e përgjithshme për qytetarët. Vetëm në atë mënyrë do të përçojmë porosi për një pajtim të plotë, barazi dhe bashkarish të angazhohemi për perspektivat e këtij vendi të përbashkët, Republikën e Maqedonisë.

Kur mund të pritet një zbardhje e tërësishme e këtyre rasteve, që prekin interesat e qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë?

Zoran Zaev: Paralelisht, do të angazhohemi për të gjitha këto çështje? Pse? Sepse duhet të mundësojmë të sundojë shteti i së drejtës. Ashtu siç do të kthehet shteti i së drejtës, Maqedonia e ka patjetër të ecë rrugës së integrimeve në BE dhe NATO. Por, njëkohësisht duhet të angazhohemi dhe në realizimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Skenat e përgjakshme nga e enjtja e kaluar, sollën shqetësim te qytetarët. Pas këtyre ngjarjeve, nëse bëheni kryeministër, si do të jeni për të gjithë qytetarët? A është i mundur pajtimi në shoqëri?

Zoran Zaev: Gjithsesi se duhet të ndodhë pajtimi politik, pajtimi nacional, pajtimi ndëretnik, pajtim partiak, si të doni kuptojeni. Përmbi kokë na kanë dalë ndarjet e përçarjet. Shumë gjak i keq u lëshua në mesin e popullit tonë dhe nuk mund të presim perspektivë dhe të ardhme të mirë për Maqedoninë nëse kjo mbetet kështu.

Unë jam i krishterë ortodoks, besimtar dhe, ja, kështu do ta them – falja më e madhe në fenë time, e besoj se kjo kështu është edhe te feja islame, edhe tek ajo katolike, edhe te të gjitha fetë, është që t’ia falësh armikut. Ne kundërshtar kemi kundërshtarin politik, të tjerë nuk kemi. Kjo do të thotë se, absolutisht, secili do të shkojë në gjykatë dhe secili do të bartë përgjegjësi. Por, duhet mes nesh ta përcjellim porosinë e faljes, nëse duam të bashkëpunojmë.

Nëse departizohet gjykata, a do të ketë nevojë për Prokurorinë Publike Speciale?

Zoran Zaev: Prokuroria Publike Speciale është formuar me konsensusin e të gjitha partive dhe të gjithë deputetëve në Parlament dhe ajo e ka qëllimin dhe nevojën e vet për funksionim, për ekzistim dhe për të mbaruar atë (punë) për të cilën është formuar.

Unë jam i bindur dhe dua që ajo ta kryejë punën për të cilën është formuar, që do të thotë të hulumtojë gjithçka çka është e lidhur dhe e cila del nga përgjimet jolegale.

Nëse ka dëshmi, le të procedojë hetime dhe akuza; nëse nuk ka, atëherë hetimet këtu mbarojnë. Kjo është ajo që pres, dhe njëkohësisht dhe në mënyrë paralele, patjetër do të duhet t’i hapim proceset rreth departizimit të gjyqësisë. Ne vërtetuam se nuk ka shtet juridik në Maqedoni. Gjithçka është e lidhur mes trupit ekzekutiv, me pushtetin ekzekutiv dhe forcat politike në shtet.

Premtuam dhe gjendjen e kemi të pastër në lidhje me këtë çështje – pezullim të gjyqësisë dhe të organeve të jurisprudencës dhe rizgjedhje të tyre, ku politikanët do t’i heqin duart e veta dhe ndikimin e tyre, që të sigurohen ekspertë në pajtim me praktikën më të mirë evropiane, ashtu siç është bërë në shumë vende, të cilat janë afër Bashkimit Evropian apo të cilat tashmë janë anëtare të Bashkimit Evropian.

Vetëm në këtë mënyrë politikanët do të shqiten (nga drejtësia), qytetarët do ta dinë se ka drejtësi, se do të punohet me të drejtë dhe se më askush nuk do të përgjigjet nëse është i pafajshëm. Secili që do ta shkelë ligjin, do të përgjigjet. Ligji do të vlejë për të gjithë njëlloj. E drejta dhe shteti juridik duhet të jenë imperativ, nëse duam të jemi vend me aspirata të plota për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Kundërshtarët tuaj ju akuzojnë se qëllimi i fundit për ardhjen tuaj në pushtet praktikisht është ndryshimi i emrit. A jeni të përgatitur për bisedime për çështjen e emrit, me qëllim që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s?

Zoran Zaev: Unë jam i përgatitur që të flas me fqinjin tonë jugor, i cili ka problem me emrin tonë, e ky është raport shumë jo i drejtë i një fqinji ndaj Maqedonisë, por qëndrimi ynë është i qartë – vendimet do t’i marrim së bashku me opozitën, ndërsa do të jenë përfundimtare në referendum, ku do të votojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

A keni frikë për ndërhyrje më të madhe ruse në Maqedoni, që të pengohet integrimi maqedonas në strukturat euro-atlantike?

Zoran Zaev: Gjithmonë kam përcjellë porosi dhe sërish do t’i përsëris – unë dua bashkëpunim me të gjithë, përfshirë këtu edhe Federatën Ruse. Por, alternativë tjetër për Maqedoninë, përveç anëtare me të drejta të plota në NATO dhe në Bashkimin Evropian, nuk ka. Kjo është perspektiva e Maqedonisë. Por, dua të shoh më shumë prodhime bujqësore nga Maqedonia në Moskë, në Petersburg dhe gjithandej, ashtu siç dua të shoh gaz e naftë ruse këtu në Maqedoni. Nuk kemi problem me këtë gjë. Të bashkëpunojmë në sferën e kulturës, arsimit, sportit e të ngjashme, ashtu siç duhet të bashkëpunojnë dy vende mike, por edhe miqtë nga Rusia e dinë se gjithë Ballkani, ashtu edhe Maqedonia, vendin e ka – anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian./Radio Evropa e Lirë

TË LIDHURA

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
“Çmenduria” që fsheh numri 241543903 në “Google”

“Çmenduria” që fsheh numri 241543903 në "Google"

Sulmet terroriste në Rusi, Bushati: Ngushëllime popullit rus

Bushati: Fitorja e Macron, lajm i mirë jo vetëm për Evropën, por edhe për Shqipërinë

Macron: Do punoj për Francën dhe për BE-në

Macron: Do punoj për Francën dhe për BE-në







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com