Franca, Italia, Spanja dhe Portugalia i kanë drejtuar një letër Komisionit Evropian me kërkesën për më tepër fleksibilitet në shqyrtimin e situatës financiare të vendeve të eurozonës dhe pespektivave të rritjes ekonomike.
‘’Ne vëmë theksin mbi natyrën e pazakontë të situatës aktuale me një krizë të trashëguar nga e kaluara që vijon të jetë e dukshme’’, konfirmon letra në adresë të zv/presidentit të Komisionit, Valdis Dombrovskis dhe komisionerit Pierre Moscovici nga ministrat e Financave të katër vendeve, francezi Michel Sapin, italiani Pier Carlos Padoan, spanjolli Luis De Guindos dhe portugezi Mario Centeno, raporton ATA.
“Është e nevojshme marrja në konsideratë e kushteve ekonomike nga një periudhë e zgjatur e inflacionit të ulët, të një rritje ekonomike të ulët dhe papunësie të lartë, për të përcaktuar ndryshime të rëndësishme në metodologjinë e përbashkët në lidhje me vlerësimet e rritjes ekonomike, si dhe mbi rregullat buxhetore”, vënë në dukje këto vende.