Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

10 vendet me orarin më të shkurtër të punës në botë

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
10 vendet me orarin më të shkurtër të punës në botë

Një raport nga Banka UBS ka publikuar një listë me 10 vendet me orarin më të shkurtër të punës në botë.

Në këtë raport, banka në fjalë ka analizuar punën dhe modelet e fitimit për 71 qytete në botë, ndërsa stafetën e mban Parisi, i cili pasohet nga Lioni dhe Moska.

Më poshtë lista me vendet përkatëse:

  1. Parisi

Banorët e kryeqytetit francez punojnë 1,604 orë në vit: “Ata që duan të kenë sa më shumë kohë për veten, duhet të marrin në konsideratë faktin që jetojnë në Paris, ku njerëzit punojnë 35 orë në javë dhe kanë 29 ditë pushime të paguara”, shkruajnë analistët e UBS.

Franca i sanksionoi këto rregulla në vitin 2000, duke zyrtarizuar 35 orë punë në javë, për të inkurajuar kompanitë të punësojnë më shumë njerëz. Reformat e ndryshme i kanë zbutur këto rregulla me kalimin e kohës. Ato duket se janë ende efektive në mbulimin e orëve mesatare të punës.

Për kontrast, Hong Kongu është një nga vendet ku njerëzit punojnë mesatarisht 2,606 orë në vit, ose 50 orë në javë.

  1. Lioni

Ashtu si Parisi, qyteti francez i Lionit krenohet me një orar të shkurtër pune.

Njerëzit në Lion punojnë mesatarisht 1,631 orë në vit, duke e bërë qytetin e dytë në botë për kohën në punë. Po ashtu, ata kanë 29 ditë pushime të paguara në vit.

  1. Moskë

Banorët e kryeqytetit të Rusisë kanë ndër oraret më të shkurtër në botë: 1,647 orë në vit dhe 31 ditë pushime të paguara.

  1. Helsinki

Për ata që kërkojnë një orar të shkurtër dhe pak stabilitet politik, këshillohet të merret në konsideratë Helsinki, me një mesatare 1,659 orë në vit. Pushimet e paguara janë 29 ditë. Sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror, Finlanda është konsideruar një nga vendet më të mira në botë për përgatitjen dhe trajnimin e fuqisë punëtore.

  1. Vjenë

Në qytetin austriak, me një popullsi 1,8 milionë banorë, punohet mesatarisht 1,678 orë në vit, me 27 ditë pushime të paguara. Sipas “Economist Intelligence Unit”, Vjena është konsideruar qyteti i dytë më i mirë në botë për të jetuar, pas Melburnit në Australi.

Qyteti ka një reputacion për standarde të larta jetese, infrastrukturë të qëndrueshme dhe një sistem të mirë shëndetësor.

  1. Milano

Milanezët i gëzohen një ekuilibri të mirë punë-jetë, me vetëm 1,691 orë në vit.

  1. Kopenhagen

Kryeqyteti i Danimarkës krenohet me rrugët miqësore të biçikletave dhe restorantet e cilësisë së parë. Banorët e qytetit punojnë mesatarisht 1,697 orë në vit. Nuk është çudi që Danimarka renditet vazhdimisht ndër vendet më të lumtura në botë nga Kombet e Bashkuara.

  1. Luksemburgu

Ky qytet i vogël i pasur ka fituar reputacion, duke u bërë një nga parajsat fiskale për kompanitë botërore. Por zyrtarët do të preferonin ndoshta që njerëzit të përqendroheshin më shumë në ruajtjen e ekuilibrit mes punës dhe jetës. Në Luksemburg punohet mesatarisht 1.703 orë në javë; 32 ditë pushime të paguara në vit.

  1. Vilnius

Kryeqyteti i Lituanisë vlerësohet për arkitekturën e tij historike dhe një orar të shkurtër pune gjatë javës; mesatarisht 1,716 orë në vit dhe 30 ditë pushime të paguara.

  1. Brukseli

Kryeqyteti belg është epiqendra e politikës europiane, që pret takime të liderëve të Europës dhe Komisionit Europian. Me gjithë këto aktivitete, Brukseli ka ndër oraret më të shkurtra të punës krahasuar me kryeqytete të tjera europiane, mesatarisht 1.717 orë në vit, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, punëmarrësit marrin një numër më të pakët ditë pushimesh të paguara, krahasuar me vende të tjera në Europë: 18 ditë në vit.

Tags: orar i shkurter punevendet

TË LIDHURA

BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja
Bota

BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja

21:56 | 05/09/2025
Izraeli “duartroket” përpjekjet, qeveria libaneze mirëpret planin e ushtrisë për të çarmatosur Hezbollahun
Bota

Izraeli “duartroket” përpjekjet, qeveria libaneze mirëpret planin e ushtrisë për të çarmatosur Hezbollahun

20:33 | 05/09/2025
Nga pyjet e Amazonës te Europa dhe Kanadaja, OKB ngre alarmin: Zjarret masive po nxisin ndotjen e ajrit
Bota

Nga pyjet e Amazonës te Europa dhe Kanadaja, OKB ngre alarmin: Zjarret masive po nxisin ndotjen e ajrit

20:27 | 05/09/2025
Next Post
Montenegro approved the country’s NATO membership

Montenegro approved the country's NATO membership

Basha, Ramës: Ke shkatërruar ekonominë shqiptare, të japim 48 ditë kohë…

Basha, Ramës: Ke shkatërruar ekonominë shqiptare, të japim 48 ditë kohë...

1 MAJI/ Qindra femra punojnë sot në fabrika, thirrje urgjente qeverisë për të ndërhyrë

1 MAJI/ Qindra femra punojnë sot në fabrika, thirrje urgjente qeverisë për të ndërhyrë

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Dukat Fushë, përplasen dy automjete
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dukat Fushë, përplasen dy automjete

by mirseda
08:35 | 06/09/2025
0

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 01:00 në fshatin Dukat Fushë, ku...

Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash

Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash

22:52 | 05/09/2025
Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

22:39 | 05/09/2025
Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

22:22 | 05/09/2025
Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

22:15 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com