Situata stresuese, mbingarkesë në punë, mungesë gjumi, probleme shëndetësore; të gjitha këto faktorë e dëmtojnë lëkurën në fytyrë, duke shkaktuar shfaqje të parakohshme të rrudhave dhe njolla të ndryshme.
Më poshtë do të gjeni një maskë për fytyrën shumë efikase, që do t’i rikthejë asaj shkëlqimin dhe ju do të ndiheni më mirë me pamjen tuaj të jashtme.
Përbërësit
- 1 patate
- ½ limon (lëng)
Përgatitja
E prisni pataten në copa të vogla dhe e shtypni mirë. E kaloni në një tas, shtoni lëngun e limonit dhe përzieni mirë me një lugë ose shpatull derisa të bëhet një masë homogjene.
Përdorimi:
- Aplikojeni maskën me kujdes në fytyrë.
- Mbajeni për 20 minuta.
- Më pas e lani fytyrën.
Kjo maskë është sidomos efikase kundër njollave në fytyrë. Në vetëm 3 ditë, do të shihni që lëkura do të jetë krejtësisht e pastër nga njollat e shkaktuara nga dielli.