Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 28 prill?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 28 prill?

1192 – Mbreti i Jeruzalemit, Conradi i Parë vritet në Tyre (Liban), vetëm dy ditë pasi ishte zgjedhur në këtë post. Vrasja u krye nga hashashinët, sekt i formuar në fund të shekullit të 11-të. 

1686 – Isak Njutoni boton vëllimin e parë të librit të tij “Principia”, ku ai shpjegon ligjet e lëvizjes. Asnjë vepër shkencore nuk ka tërhequr më shumë vëmendjen e filozofëve sesa Principia.

1908 – Lindi biznesmeni austriak, Oskar Schindler, në Moravi; subjekt i romanit “Arka e Shindlerit” (1974) dhe më pas i filmit “Lista e Shindlerit”.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Schindler dhe gruaja e tij, Emilie, u vendosën në Regensburg, Gjermani deri në vitin 1949, kur emigruan në Argjentinë. Në vitin 1962, Yad Vashem i dha Schindlerit titullin “Të ndershmit mes Kombeve”, në njohje të përpjekjeve të tij për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit nazist. Emilie u nderua në mënyrë të ngjashme në vitin 1993. Schindler vdiq në Gjermani më 1974 – kishte mbetur i varfër dhe i vetmuar. Disa nga hebrenjtë që Shindleri kishte ndihmuar të mbijetonin, mblodhën ndihma financiare për transferimin e trupit të tij për t’u varrosur në Izrael.

Historia e Shindlerit tërhoqi shumë vëmendje në sajë të filmit Lista e Shindlerit, me regji të Stiven Spielbergut (1993), bazuar në një roman të vitit 1983, nga Thomas Keneally.

1912 –  Themelohet zyrtarisht Vatra. Takimi i parë që mblodhi të gjitha organizatat shqiptaro-amerikane në një federatë, u zhvilluar më 24 dhjetor 1911, në Boston, me nismën e shoqatës “Besa – Besë”.

Në këto takime ishin të pranishëm: Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi.

1916 – Lindi Bill Bland, në Ashton, Angli, që ishte marksist-leninist britanik. Para se të bëhej udhëheqës i lëvizjes antirevizioniste, Bland ishte anëtar i Partisë Komuniste të Zelandës së Re dhe Partisë Komuniste të Britanisë. Mao Ce Dunin e konsideronte-deviacionist, ndërsa komunizmin e Enver Hoxhës e quante të vërtetë në traditën e Marksit, Leninit dhe Stalinit. Bland e vizitoi Shqipërinë për herë të parë në vitin 1962 me ftesë të PPSH-së. Nga viti 1968 – 1978, lidhjet e tij me Shqipërinë u ndërprenë për shkak të qëndrimit pro kinez të Enver Hoxhës, por marrëdhëniet e ngushta u rivendosën pas prishjes së aleancës kino–shqiptare. Bland ishte një nga themeluesit e shoqatës shqiptare-britanike dhe, më pas, sekretar i saj për gati 30 vjet deri në rënien e regjimit komunist në Shqipëri. Bland vdiq më 13 mars 2001.

1939 – Hitleri mban një fjalim në parlament, ku njeh dhe miraton pushtimin e Shqipërisë nga Italia, duke përgëzuar Musolinin për sigurimin e “hapësirës jetike” për fashizmin, ashtu si Gjermania po përpiqej për nacional-socializmin.

1945 – Ekzekutohet Benito Mussolini nga partizanët italianë.

Tags: 28 prillcfare ka ndodhur

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
MPB: Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, 102 të plagosur

MPB: Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, 102 të plagosur

Trazirat në Maqedoni, deputetet u hodhën nga kati i dytë për t’u shpëtuar protestuesve

Trazirat në Maqedoni, deputetet u hodhën nga kati i dytë për t’u shpëtuar protestuesve

Zbulohet personi që gjakosi Zaevin mbrëmë në Maqedoni

Zbulohet personi që gjakosi Zaevin mbrëmë në Maqedoni







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

SPAK kërkon arrestimin, Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë për pasaportën
Aktualitet

“Telefoni i Berberit, jo provë”,Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra

by mirseda
15:16 | 30/01/2026
0

Rrugët e zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj janë bashkuar në SPAK. rekursin...

Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit,Koçiu:Askush të mos mendojë se do pasurohet nga krimi

Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit,Koçiu:Askush të mos mendojë se do pasurohet nga krimi

15:13 | 30/01/2026
Erion Veliaj kërkon lirinë/ Kryebashkiaku depoziton kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë

Erion Veliaj kërkon lirinë/ Kryebashkiaku depoziton kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë

15:11 | 30/01/2026
Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Turqi, vëllai i Visit të Pojes

Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Turqi, vëllai i Visit të Pojes

15:08 | 30/01/2026
SPAK operacion, kontrolle te kompania farmaceutike ‘Evita’ e Klodian Allajbeut

SPAK operacion, kontrolle te kompania farmaceutike ‘Evita’ e Klodian Allajbeut

15:02 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com