Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kufijtë e optimizmit ekonomik

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Kufijtë e optimizmit ekonomik

Kemal Derviş* “Brookings Sindycate”

Ndërsa kanë nisur takimet vjetore të pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, e ardhmja ekonomike e botës duket më e shndritshme seç ka qenë për disa kohë. Institucionet financiare ndërkombëtare, për të mos përmendur shumë aktorë të sektorit privat, kanë projektuar një rritje ekonomike goxha më të shpejtë për këtë vit në krahasim me 2016-ën. Por a është i bazuar optimizmi i tyre?

Deri kohët e fundit, shumica e treguesve makroekonomikë, diktonin rregullisht uljen e parashikimeve të rritjes ekonomike. Tashmë duket se po ndodh e kundërta. Raporti i fundit i FMN-së, e rriti projeksionin e saj për rritjen e PBB-së botërore për vitin 2017, nga 3.4-3.5 për qind, krahasuar me normën 3.1 për qind për vitin 2016.

Gjithashtu, multi-treguesi i Brookings – FT TIGER Index,  flet për rimëkëmbje “me një bazë të gjerë dhe të qëndrueshme”. Sipas këtyre parashikimeve – të cilat janë të bazuara mbi modelet, të dhënat e reja, si dhe gjykimin e institucioneve apo ekspertëve të veçantë – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, dhe Japonia janë duke kontribuar më shumë në këtë rritje.

India është, gjithashtu, duke bërë veçanërisht mirë. Deshifrimi i përbërësve të ndryshëm të këtyre projeksioneve – nga informacionet e reja të hipotezave të parashikuesve – do të jetë një detyrë e madhe. Por, cilado qofshin arsyet e parashikuesve për optimizmin e shprehur, ekzistojnë edhe arsye të forta për të pasur kujdes, sidomos mbi parashikimet afatmesme dhe ato afatgjata.

Parashikuesit, ashtu si tregjet, ndikohen shpesh nga “instinkti i turmës”. Sa më i madh numri i analistëve, që i atashohen një synimi të caktuar, aq më e mundur është që analistët e tjerë të ndryshojnë parashikimet e tyre në këtë drejtim. Në këtë rast, pikëpamja e shumicës më tepër se sa ajo e optimistëve, mbështetet nga një ndjesi e gjerë lehtësimi.

Si vota Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe zgjedhja e Donald Trump-it si president i SHBA-së, rritën frikën për një katastrofë ekonomike. Megjithatë, deri më tani, asnjë nga këto zhvillime nuk ka shkaktuar pasoja, veçanërisht, të rënda ekonomike. Përkundrazi, besimi tek tregu mbetet i lartë, duke rritur pritshmëritë e rritjes së investimeve dhe konsumit.

Është thënë se Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara ka ndjekur, tanimë, politikën e një rritjeje modeste të normës së interesit, pa shkaktuar një reagim të kundërt edhe tek tregjet në zhvillim, të cilat vitin e kaluar iu frikësuan një veprimi të tillë. Përkundrejt këtij sfondi, optimizmi ekonomik ka njëfarë kuptimi.

Por, rritja mbetet e rrezikuar nga çështjet ende të pazgjidhura, të cilat ulin parashikimet e mëhershme. Një nga këto çështje është ngadalësimi i rritjes së produktivitetit, që ka frenuar performancën ekonomike globale, në shkallë të ndryshme, gjatë dy dekadave të fundit, me asnjë shenjë ndryshimi në horizont.

Një element tjetër është pabarazia ekonomike, e cila duket se në masë të madhe është përkeqësuar, teksa pasuria po përqendrohet gjithnjë e më shumë në krye të shpërndarjes së të ardhurave. Pabarazia duket se do të vazhdojë të dëmtojë kërkesën agregate, edhe në qoftë se rritja ekonomike përshpejtohet në një periudhë afatshkurtër.

As edhe një rënie e papunësisë nuk do të mund të bëjë shumë për të rritur kërkesën, jo më pak për shkak se një ndryshim i tillë mund të jetë fare mirë i nxitur edhe nga rënia e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore, siç ka qenë shpesh rasti në SHBA. Kjo dëshmon një tjetër dobësi: dobësinë në tregjet e punës, që është dëshmuar veçanërisht e dëmshme për të rinjtë.

Pastaj është edhe ndryshimi i klimës. Bota nuk ka dhënë ende përgjigje, se cili është ndoshta faktori kryesor që ndikon në rritjen afatgjatë: si mundet që ekonomia globale të vazhdojë të zgjerohet me shpejtësi, pa lejuar që temperatura mesatare globale të rritet më shumë se 2° Celsius mbi nivelin e saj para-industrial?

Me administratën Trump që nuk ka vullnet as të njohë rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike – duke përfshirë edhe rritjen e emigracionit – ne në fakt mund të jemi duke iu larguar çfarëdolloj zgjidhjeje. Ekziston një konsensus i gjerë mes ekonomistëve, se rritja afatgjatë mund të jetë e sigurt vetëm nëse është si më e qëndrueshme, ashtu edhe më gjithëpërfshirëse.

Me fjalë të tjera, që ekonomia botërore të rritet sipas potencialit që ka – çka mund të  nënkuptojë norma rritje të themi 2.5-3 për qind në SHBA dhe Evropë, së bashku me një rritje 5-6 për qind në vendet në zhvillim – ne kemi nevojë të ndryshojmë disa prej prirjeve më të fuqishme aktuale. Mbi pabarazinë, suksesi do të kërkojë tregje të forta dhe më fleksibile të punës.

Për këtë qëllim, ne kemi nevojë të zhvillojmë sisteme arsimore që garantojnë aftësitë dixhitale dhe qytetare, që kërkojnë kërkesat e tregut të punës në shekullin XXI-të. Ne kemi, gjithasht, nevojë të vëmë në funksion sisteme moderne dhe të qëndrueshme të mirëqenies, duke përfshirë përftimet plotësisht të aksesueshme. Dhe ne lipset të zbatojmë strategji për menaxhimin e emigracionit.

Sa për ndryshimin e klimës, kemi nevojë për një sistem global të çmimeve implicite apo eksplicite të karbonit, të çliruar në atmosferë nga aktorët më me ndikim të ekonomisë botërore. Në përputhje me marrëveshjen e klimës së dhjetorit 2015 në Paris, niveli i çmimit të karbonit duhet të marrë në konsideratë, në një farë mase, edhe përgjegjësinë historike, ashtu si edhe nivelet aktuale të ardhurave.

Ekziston një tjetër parakusht për një rritje të qëndrueshme ekonomike: paqja relative dhe siguria. Kjo kërkon një kornizë të fuqishmetë  qeverisjes ndërkombëtare, në të cilën konfliktet zgjidhen me anë të negociatave dhe kompromisit, pse jo edhe mekanizmave të fortë mbrojtës – si tradicionale, ashtu edhe jo-tradicionalë (për shembull, siguria kibernetike) – që do të kenë, gjithashtu, një rol të rëndësishëm për të luajtur në parandalimin e kërcënimeve të mëdha.

Këtu do të jetë vendimtar përditësimi i institucioneve shumëpalëshe, të cilat kanë luajtur prej kohësh një rol të rëndësishëm stabilizues. Kjo do të thotë t’i rezistohet tendencës, e cila kohët e fundit ka fituar vrull, së anashkalimit të këtyre institucioneve, në favor të marrëveshjeve dypalëshe ose rajonale. Më thelbësisht, kjo do të thotë të hidhet poshtë nacionalizmi i stilit të vjetër, që kërcënon të na kthejë pas në vitet 1930, në vend që të na përgatitë për vitet 2030.

Asnjë nga këto nuk do të thotë se parashikimet për rritjen ekonomike të vitit 2017, do të provohen si të gabuara. Përkundrazi, ka mundësi që bota do të përjetojë rritje edhe më të më shpejtë se sa pritej këtë vit me parashikimet e rritjes që do të rishikohen sërish këtë verë me tendencë rritjeje. Por këto përfitime ka të ngjarë të jenë jetëshkurtra, nëse politikëbërësit nuk kapin shansin që ato ofrojnë për të adresuar sfidat strukturore të rrënjosura thellë, të cilat nëse lihen të pazgjidhura, do të dëmtojnë rritjen ekonomike në një periudhë më afatgjatë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

*Kemal Derviş, ish-ministër i Çështjeve Ekonomike të Turqisë dhe ish-administrator për Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP). Aktualisht është nënkryetar i think-tankut “Brookings Institution”

TË LIDHURA

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Next Post
ISIS threatens Russian ambassador in Tirana. Karpushin seeks protection from Moscow

ISIS threatens Russian ambassador in Tirana. Karpushin seeks protection from Moscow

SKANDALI NË KAVAJË: Mësuesja u kërkon nxënësve të dalin në mitingun e PS-së

SKANDALI NË KAVAJË: Mësuesja u kërkon nxënësve të dalin në mitingun e PS-së

U nda nga e dashura, korçari pi fostoksinë

U nda nga e dashura, korçari pi fostoksinë







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”
Showbizz

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”

by mirseda
22:56 | 13/01/2026
0

Pas diskutimeve për raportin e Mateos me Brikenën, kristi ka debatuar me banoren duke u shprehur se...

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

22:14 | 13/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com