Presidenti i Republikës ka organizuar një mbrëmje gala, në “Pallatin e Brigadave”, në nder të 70-vjetorit të krijimit të Federatës Shqiptare të Basketbollit.
FSHB postoi foto nga mbrëmja në faqen zyrtare në Facebook, ku dhe falendëroi presidentin Nishani për mikpritjen.
“70 VJET Federatë Shqiptare e Basketbollit. Një GALA e kuruar mjeshtërisht nga presidenti i Federatës sonë. Një skenar i gjatë me shumë prova, ku u përfshinë dhe u mblodhën si asnjëherë mbarë komuniteti i basketbollit. Në vëmendjen e veçantë gjithashtu të Presidentit të Republikës të shtetit, z. Bujar Nishani. Kjo natë do të tejkalonte protokollin duke e përfshirë z. Nishani në pasionin e madh për basketbollin. Detaje të thëna, e të pathëna të një rrugëtimi sa madhështor edhe dramatik në këto vite të tranzicionit të zgjatur për sportin, gjejmë kurajon të bëjmë punë të mira. Vlerësime dhe urime gjithkujt që ka kontribut në këtë sport magjik. Falënderim i veçantë për z. Demirel që i përgjigjet çdo ftese të ardhur nga z. Ponari. Ne jemi basketbolli!”, shkruhej në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”65″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]