Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për dialog pa kushte, i cili është bërë kryefjala e ditës së sotme për zgjidhjen e krizës dhe situatës politike në vend.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Rama thekson se nuk do të ketë asnjë kompromis pa vettingun.
“Miq! Gjithnjë të hapur për dialog pa kushte. Por pa Vettingun s’ka asnjë kompromis, sepse Drejtësia për Shqipërinë që duam nuk negociohet”, shkruan Rama.