Ndërkohë që Evropa po përjeton një nga krizat më të mëdha ekonomike, gjatë viteve të fundit, perspektiva e biznesit gjerman është përmirësuar ndjeshëm në muajin prill.
Sipas statistikave të institutit për hulumtime ekonomike në Mynih, Ifo raportoi se indeksi i klimës së biznesit, i ndërmarrë nëpërmjet sondazheve mujore të 7,000 firmave, u rrit në 112.9 pikë, niveli më i lartë në 6 vite.
Gjithashtu, Produkti i Brendshëm Bruto i Gjermanisë u rrit me 1.9% në 2016-ën, që është norma më e shpejtë në 5 vite, nxitur nga kërkesa e fortë e brendshme që kompensoi për tregtinë neto.