Në Republikën e Dagestanit të Rusisë, ka shpërthyer një granatë, mesditën e kësaj të hëne, në një shkollë, granatë e cila ka lënë të vdekur një nxënës dhe të plagosur 11 të tjerë.
Bëhet e ditur se granata është çuar në shkollë nga një prej nxënësve të klasës së tetë, i cili duke mos njohur mënyrën e mbajtjes e ka lëshuar në tokë, duke shpërthyer menjëherë.
Nga ky shpërthim, janë plagosur rëndë të paktën tre nxënës që janë edhe në gjendje kritike për jetën.
Policia është duke marrë në pyetje nxënësin, por deri tani nuk dihet se ku dhe pse e kishte marrë granatën. Shkolla në të cilën ka ndodhur ngjarja e rëndë është në fshatin Agvali, në rajonin e Kaukazit të Veriut të Rusisë.