Barcelona vazhdon e patundur në vendosmërinë e saj, që Neymar të jetë pjesë e formacionit, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit për pezullimin e tij.
Ekipi blaugranas kërkoi 2 herë lejimin e brazilianit në “El Clasico”, një herë ndaj Federatës spanjolle të Futbollit dhe një herë tjetër ndaj Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Të dyja kërkesat iu mohuan. Kjo çoi në acarimin e Barcelonës, e cila është e gatshme të marrë parasysh çdo pasojë, vetëm që Neymar të udhëtojë nesër së bashku me ekipin dhe të jetë pjesë e lojës.
Nuk dihet akoma, nëse ekipi katalanas ka vërtet qëllime serioze që të pezullojë sfidën me aktivizimin e Neymarit, duke nxjerrë Madridin fitues, ose ta përdorë çështjen e Neymarit vetëm si mjet hutimi tek rivalët. Neymar mund të qëndrojë dhe në stol gjatë gjithë takimit, vetëm aktivizimi i tij do i sillte pezullimin ekipit.
Barcelona të dielën sfidon Realin e Madridit në Bernabeo, sfidë e cila pothuajse shpall zyrtar fituesin e titullit kampion.