43-vjeçari, Alejandro Cao de Benós, i cili është ambasadori jo zyrtar i Koresë së Veriut për Perëndimin, jep një paralajmërim se Peniani mund të shkatërrojë të gjithë botën me vetëm tre bomba.
“Njerëzit kanë një jetë themelore, të sigurt dhe me dinjitet. Ata jetojnë paqësisht dhe nuk kanë konflikte shoqërore. Ne nuk kemi njerëz që flenë në rrugë, është një mënyrë tjetër e jetesës, një në të cilën ne të gjithë punojmë në një lëvizje të madhe bashkëvepruese”, tha ai.
Teksa u pyet rreth rrezikut ushtarak të Koresë së Veriut, ai reagoi me agresivitet duke thënë: “Askush nuk guxon të prekë Korenë. Nëse preket, njerëzit do ta mbrojnë me armë dhe raketa. Ne kemi bomba termonukleare. Me tre prej tyre bota përfundon”.