Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Thaçi si Rama: Nëse BE na mbyll derën, bashkohemi. Mustafa: Deklarata populiste

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Thaçi si Rama: Nëse BE na mbyll derën, bashkohemi. Mustafa: Deklarata populiste

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mendon njësoj si kryeministri Edi Rama, kur vjen çështja tek bashkimi i dy vendeve, nëse BE ndalon procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. 

Thaçi ka vënë në dukje se Bashkimi Evropian, aktualisht është pa vizion. Sipas tij, nëse BE iu mbyll dyert Shqipërisë dhe Kosovës, atëherë shqiptarëve iu mbetet të bashkohen në një shtet të vetëm.

“Natyrisht, atë që e kam thënë edhe në vitin 2013 e them edhe tani, nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme për t’u integruar pastaj tutje në familjen evropiane”, është shprehur Thaçi, në një intervistë për Evropa e Lirë.

Ai e ka cilësuar Bashkimin Evropian si një bashkësi të ngurtësuar, që ka bllokuar Kosovën në çdo aspekt, veçanërisht në liberalizimin e vizave.

“Natyrisht që qytetarët e Kosovës janë të frustruar me Bashkimin Evropian, me ngurtësinë e tyre, me bllokadën e tyre dhe padrejtësinë dhe ndëshkimin që po u bëhet qytetarëve të Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave, sepse Kosova ka përmbyllur të gjitha kriteret e nevojshme dhe të domosdoshme dhe krejtësisht me të padrejtë e ka vënë edhe çështjen e demarkacionit”, ka thënë më tej presidenti i Kosovës.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka cilësuar si populiste deklaratat e homologut të tij nga Tirana, Edi Rama.

Në një intervistë për “KTV”, ai është shprehur se Kosova nuk synon bashkim tjetër, veç BE-së. “Ne nuk e kemi orientimin që të bëjmë bashkime tjera, përveç Bashkimit Evropian. Edhe nëse s’na pranojnë për dere, do të hyjmë për dritareje”, ka theksuar ai.

Deklaratat e kryeministri Edi Rama u shoqëruan me kritika të ashpra nga eksponentët politikë në Beograd, të cilët theksuan se po kërcënohet paqja në rajon. Sipas tyre, Kosova me Shqipërinë mund të bashkohet vetëm përmes luftës. Për këtë arsye, ata kërkuan reagimin e Bashkimit Evropian. Vetë BE-ja, përmes zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç, bëri apel që palët të ruajnë fqinjësinë e mirë, sepse një ditë do të jenë pjesë e unionit.  

TË LIDHURA

Përplasje në Kuvend, PS kalon votimet; PD braktis seancën
Kryesore

Përplasje në Kuvend, PS kalon votimet; PD braktis seancën

16:27 | 02/04/2026
Debate në Këshillin Bashkiak të Durrësit për rritjen e pagave të drejtuesve
Aktualitet

Debate në Këshillin Bashkiak të Durrësit për rritjen e pagave të drejtuesve

16:25 | 02/04/2026
Tensione në Kuvend, përplasje Muzhaqi–Vokshi: “Mos m’i përmend fëmijët!”
Aktualitet

Tensione në Kuvend, përplasje Muzhaqi–Vokshi: “Mos m’i përmend fëmijët!”

16:00 | 02/04/2026
Next Post
Lufta kundër drogës, policia arreston në flagrancë 3 shtetas me 11kg Cannabis

Lufta kundër drogës, policia arreston në flagrancë 3 shtetas me 11kg Cannabis

Hajdari: Inspektimet online, së shpejti edhe në Maqedoni

Hajdari: Inspektimet online, së shpejti edhe në Maqedoni

Bujar Leskaj dekorohet me Urdhrin “Kryqi kalorsiak” në Poloni

Bujar Leskaj dekorohet me Urdhrin “Kryqi kalorsiak" në Poloni







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

Përplasje në Kuvend, PS kalon votimet; PD braktis seancën
Kryesore

Përplasje në Kuvend, PS kalon votimet; PD braktis seancën

by mirseda
16:27 | 02/04/2026
0

Partia Socialiste ka kërkuar ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim të të gjitha pikave të rendit...

Debate në Këshillin Bashkiak të Durrësit për rritjen e pagave të drejtuesve

Debate në Këshillin Bashkiak të Durrësit për rritjen e pagave të drejtuesve

16:25 | 02/04/2026
Dalin pamjet/ Momenti kur Noka hedh shishen e ujit në drejtim të Ballës: Do të rrjep si keç!

Dalin pamjet/ Momenti kur Noka hedh shishen e ujit në drejtim të Ballës: Do të rrjep si keç!

16:14 | 02/04/2026
Tensione në Kuvend, përplasje Muzhaqi–Vokshi: “Mos m’i përmend fëmijët!”

Tensione në Kuvend, përplasje Muzhaqi–Vokshi: “Mos m’i përmend fëmijët!”

16:00 | 02/04/2026
FOTO/ Shuhet në moshën 63-vjeçare legjenda e futbollit bullgar

FOTO/ Shuhet në moshën 63-vjeçare legjenda e futbollit bullgar

15:59 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com