Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Zakonet e çuditshme të shkrimtarëve

9 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Zakonet e çuditshme të shkrimtarëve

Zakonet, duke përfshirë edhe ato më të çuditshmet, shoqërojnë jetën e të gjithëve, madje edhe të shkrimtarëve, që duket se e kanë bërë metodën e shkrimit, mikun më të besuar në prodhimin e veprave të tyre. Është e vështirë të thuhet se sa prej këtyre zakoneve qenë pjesë e një rituali të shkruar, por duket interesante të flitet në lidhje me to, për të parë nëse mund të ketë një lidhje me veprat që janë prodhuar falë tyre.

Honoré de Balzac

Autor tejet pjellor, Komedia e tij Njerëzore përbëhet nga plot 137 vepra, duke përfshirë zhanre të ndryshme romanesh, novelash, esesh dhe rrëfimesh të shkurtra, të shkruara në vetëm 17 vjet, nga 1829-1846, edhe pse “Deputeti i Arcis” dhe “Borgjezët e vegjël” u botuan pas vdekjes, përkatësisht në vitet 1854 dhe 1855. Po cili qe sekreti i tij për të pasur atë pjellori të jashtëzakonshme letrare?

E thjeshtë, ai arrinte të qëndronte zgjuar edhe gjatë natës, pasi e kishte zakon të pinte kafe, pothuajse 50 filxhanë në ditë, duke arritur ta konsumojë kafen të bluar apo në kokrra, për të qenë edhe më efikas. Një zakon që e çoi Balzac-un gati në çmenduri, në vitin 1832, dhe që vetë shkrimtari e përkufizonte si një metodë brutale, të përshtatshme vetëm për burrat shumë të fortë.

Charles Dickens

Cili ishte zakoni i çuditshëm i Dickens-it? Pëlqente të vizitonte morgun. Ai mund të kalonte gjithë ditën duke vëzhguar trupat e të vdekurve dhe justikohej me atë që e përkufizonte si “joshjen ndaj gjërave të neveritshme”. Një tjetër zakon i Dickens-it kishte të bënte me bojërat. Në fakt, kishte një simpati të veçantë për bojën blu, por kjo për arsye praktike: ajo përthithej më shpejt, çka i mundësonte të përdorte më pak letrën thithëse, dhe kësisoj të shkruante më shpejt.

Alexandre Dumas

Ashtu si Dickens-i, edhe ky i donte ngjyrat; por më shumë se sa bojërat, zakoni i shkrimtarit francez që të përdorte fletë me ngjyra të ndryshme, në varësi të funksionit të tyre. Për të shkruar romanet, ai përdorte letrën me ngjyrën blu, për poezinë përdorte të verdhën, ndërsa kishte qejf të shkruante artikuj të ndryshëm në letra ngjyrë rozë. Gjatë një udhëtimi në Evropë, pasi i ishte mbaruar letra blu, u detyrua të shkruajë mbi një kartoni ngjyrë kremi. Rrëfeu se në ato momente mendoi se romani i tij do të vuante për këtë arsye.

James Joyce

Shkrimtari irlandez e kishte zakon të shkruante shtrirë mbi bark në shtrat, duke u mbështjellë me një pallto të bardhë, dhe përdorur një laps të madh blu. Në fakt, pjesën më të madhe të romanit “Zgjimi i Fineganëve” e shkroi mbi një copë kartoni. Por, ka një tjetër zakon të Joyce-it që mund të detyrojë të zënë hundën më dorë shumë ekspertë të mirësjelljes. Ai pëlqente shumë gazrat që bënte gruaja e tij, duke e vlerësuar nëpër letra midis shprehjes së dashurisë intensive dhe konfirmimit të një zakoni që me kalimin e kohës u bë një mani e vërtetë.

Truman Capote

Zakonet e tij qenë shumë të përafërta me bestytnitë. Ai e kishte zakon të mos e fillonte dhe as mbaronte një punë të premten, ashtu sikundër ndryshonte dhomën e hotelit, edhe nëse numri i telefonit të dhomës përmbante numrin 13, dhe nuk do të linte në tavllën e duhanit me shumë se tre bishta cigaresh, duke preferuar që të tjerat t’i fuste në xhep.

Gabriele D’Annunzio

Zakonet e Gabriele D’Annunzio ishin realisht shumë të tepruara. Për shembull, shkonte në banketet, ku ishte ftuar, pasi kishte ngrënë në shtëpi, në mënyrë që të mos kishte nevojë të hante në publik, duke shmangur kësisoj tregimin e dhëmbëve të tij të shëmtuar. Ose, kishte qejf të shëtiste nudo në parkun Vittoriale, për të tërhequr vëmendjen e femrave; e kishte zakon të vishte pantofla në formën e penisit, dhe flinte mbi jastëkët e mbushur me flokët e dashnoreve të tij.

Marcel Proust

Duket se pas një jete shumë mondane, frika e tij më e madhe ishte se mos shpërqëndrohej nga projekti i tij i të shkruarit romanin “Në kërkim të kohës së humbur”. Prandaj zhvilloi disa zakone që do ta ndihmonin të mbante jashtë botën dhe zhurmat e saj. Për shembull, veshi me sfungjer muret e banesës së tij në Bulevardin Haussmann, në Paris, në mënyrë që të ishte në gjendje të shkruante në një izolim të plotë akustik.

Ndërkohë ishte mësuar të shkruante gjatë natës i shtrirë në krevat, për të mos u shpërqëndruar nga zhurmat e shtëpisë dhe familjarëve të tij. Për rrjedhojë, kjo e detyronte të flinte gjatë ditës, duke mbyllur grilat për të parandaluar që rrezet e diellit t’i prishnin gjumin.

Virginia Woolf

Qenë të shumta zakonet që e shoqëruan shkrimtaren angleze gjatë jetës së saj. Për shembull, kur ishte 20-vjeçe, i përkushtohej çdo mëngjes dy orë e gjysmë të shkruarit në këmbë në një tryezë pune mjaft të lartë dhe disi të harkuar, kështu që mund të shihte atë që shkruante nga afër dhe larg. Megjithatë, më pas e bëri zakon të shkruante ulur, duke përdorur një tavolinë pune të shpikur vetë: një copë kompensatë të hollë, ku kishte ngjitur një kuti për stilolapsat dhe bojën, në mënyrë që të mund t’i kishte pranë dhe të mos mbetej pa to. Një tjetër zakon i veçantë i Virginia Woolf: përdorte bojëra me ngjyra të ndryshme në pendën e saj: jeshilen, blunë dhe vjollcën. Këtë të fundit e përdorte ekskluzivisht për letrat.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim
Aktualitet

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026
Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë
Aktualitet

Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë

21:08 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.

20:41 | 03/04/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 18 prill 2017

Shtypi i ditës, 18 prill 2017

Shtypi nga bota, 18 prill 2017

Shtypi nga bota, 18 prill 2017

Çfarë ka ndodhur më 18 prill?

Çfarë ka ndodhur më 18 prill?







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com