Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

A është tashmë tepër vonë për demokracinë turke?

8 vjet ago
in Të Gjitha
A është tashmë tepër vonë për demokracinë turke?

Elmira Bayrasli*

Demokracia turke është para provës së saj të jetës. Të dielën, në 16 prill, turqit do të votojnë mbi 18 ndryshime në Kushtetutën e vendit të tyre, duke përfshirë edhe pyetjen, nëse duhet të shfuqizojnë postin e kryeministrit dhe transferojnë kompetencat e këtij të fundit tek presidenti. Ai që po ushtron presion për një votim “pro” është Presidenti Rexhep Tajip Erdogan. 

Një sistem presidencial jo vetëm që do t’i japë atij më shumë autoritet për të emëruar gjyqtarët dhe ministrat, dhe kontrollin e buxhetit, por edhe do ta lejojë të sundojë për dy mandate më shumë – deri në vitin 2029 – dhe kjo do të kalcifikonte zhvendosjen e Turqisë drejt autoritarizmit. Por, edhe në qoftë se një votë “jo” është e preferueshme, ajo mund të mos jetë e mjaftueshme për të shpëtuar Republikën Turke nga dëmet që po i sjell Erdogan.

Demokracia përfaqësuese nuk ka ardhur asnjëherë me lehtësi për Turqinë. E themeluar në vitin 1923, republika turke mbajti zgjedhjet e para shumëpartiake vetëm në vitin 1946. Pak qeveri turke prej atëherë e kanë drejtuar vendin në mënyrë efektive; askush nuk ka qenë realisht i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit. Ushtria ka kontribuar në deficitin demokratik të Turqisë. Me ndërhyrjet në vitet 1960, 1971, 1980 dhe 1997 – për të “rivendosur rendin” ndaj qeverive që e kishin zhytur vendin në krizë ekonomike apo politike, gjeneralët e Turqisë përforcuan sundimin nga lart-poshtë.

Disa nga paraardhësit e zotit Erdogan, patën bërë thirrje për një presidencë të fortë për të zbutur rolin e ushtrisë. Pasi u bë kryeministër në vitin 2003, Erdogan ia doli të vendosë nën mbikëqyrje civile, shpenzimet ushtarake, dhe t’u kufizojë kompetencat, gjeneralëve në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Pjesërisht për shkak të këtyre lëvizjeve, Bashkimi Evropian hapi në vitin 2005, negociatat për pranimin e Turqisë në union.

Në vitin 2006, zoti Erdogan filloi të flasë për nevojën e Turqisë për të lëvizur nga një sistem parlamentar tek ai presidencial, në stilin “amerikan”. Shumëkush e pa këtë si një lëvizje të mëtejshme kundër ushtrisë, e cila konsiderohej prej kohësh një kujdestare e “sekularizmit” turk, diçka që zoti Erdogan, një mysliman i devotshëm, e kundërshtoi. Në vitin 2010, qeveria e zotit Erdogan nxori para gjyqit disa qindra oficerë me akuzën e planifikimit të një grushti shteti për të përmbysur qeverinë. Më shumë se 200 prej tyre u dënuan.

Në vazhdën e një përpjekje për grusht shteti, korrikun e vitit të kaluar, zoti Erdogan rikonfirmoi autoritetin e tij mbi ushtrinë, kur shpalli – dhe parlamenti e miratoi – gjendjen e jashtëzakonshme. Nën këtë situatë, presidenti ka pushtet mbi hierarkinë ushtarake. Këto kompetenca kanë kufizuar ndërkohë rolin e Parlamentit. Kabineti tanimë mund të hartojë ligje që presin miratimin e presidentit, vetëm me një ‘po’ të thjeshtë apo asnjë votim nga Parlamenti. Shqyrtimi gjyqësor është i dyshimtë, pasi Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion gjatë kësaj periudhe.

Por, pavarësisht gjithë centralizimit të pushtetit nga ana e zotit Erdogan, Turqia është bërë më pak e qëndrueshme nën sytë e tij. Vitet e fundit kanë parë një rritje të terrorizmit dhe trazirave sociale. Vetëm gjatë 2 viteve të fundit, ka pasur një seri shpërthimesh në mbarë vendin. Shteti Islamik besohet të jetë pas disa prej këtyre incidenteve; Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e njohur si PKK, dhe grupet e lidhura me të, kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e tjera.

“Një nga mesazhet më të rëndësishme” – tha zoti Erdogan në nëntor 2015, në lidhje me valën e dhunës, “është se Turqia duhet të zgjidhë menjëherë këtë çështje kushtetuese” dhe transferimin e kompetencave ekzekutive tek presidenti. Kjo është rruga, pretendon ai, përmes së cilës Turqia do të jetë në gjendje që më në fund të “mposhtë terroristët”.

Bazuar në reagimin e presidentit ndaj përpjekjes për grusht shteti në korrik të 2016-ës, kjo mund të përfshijë të gjithë ata që e kundërshtojnë apo kritikojnë atë. Që nga korriku 2016, Erdogan ka burgosur gazetarët dhe kundërshtarët politikë, duke përfshirë Selahttin Demirtas, liderin e Partisë Popullore Demokratike pro-kurde. Gjatë disa muajve të fundit, presidenti ka pushuar nga puna më shumë se 100.000 zyrtarë publikë, duke përfshirë gjyqtarë, prokurorë, oficerë policie, nëpunës të shërbimit civil, mësues dhe rektorë universitetesh, me akuzën e mbështetjes së Fethullah Gulen, një predikues mysliman që dikur qe aleati i tij, por të cilin tanimë e akuzon për organizimin e tentativës së grushtit të shtetit. Më shumë se 45.000 njerëz janë arrestuar.

Zoti Erdogan ka braktisur edhe politikën e jashtme ambicioze, që rriti ekonominë e Turqisë dhe ndihmoi në rritjen e rolit të vendit në çështjet ndërkombëtare, duke e zëvendësuar atë me një nacionalizëm të vrazhdë. Turqia sot është gjithnjë e më shumë e izoluar, sidomos nga Perëndimi. Gjatë viteve të fundit, zoti Erdogan ka akuzuar Uashingtonin dhe Brukselin, për “komplote të pista” kundër Turqisë.

Muajin e kaluar, ai sulmoi Gjermaninë për përdorimin e “taktikave naziste”, dhe i quajti holandezët “fashistë” e “mbetje naziste”, pas bllokimit të përpjekjeve për të bërë fushatë për referendumin në Holandë. Kjo gjuhë luftarake ka rezonuar tek myslimanët konservatorë, të cilët ndihen të alienuar nga Perëndimi dhe të prekur nga rritja e islamofobisë, që ata gjykojnë se po ndodh atje. Nuk do të ishte e habitshme nëse kjo popullsi, e cila ka mbështetur vazhdimisht zoti Erdogan në fitoret e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, t’i japë atij një “po” në referendumin kushtetues të së dielës.

Sondazhet aktuale, sugjerojnë se rezultatet janë shumë pranë fitores së kauzës së Erdoganit. Por, në qoftë se votuesit zgjedhin “jo”-në, zoti Erdogan nuk do të tërhiqet. Presidenti turk është një luftëtar dhe ai do të ndërmarrë çdo gjë që nevojitet për të marrë atë që dëshiron.

Përballë një humbje në kutinë e votimit, ai ka të ngjarë të përshkallëzojë luftën e tij kundër kurdëve, duke e bërë veten të duket në sytë e popullit si një mbrojtës guximtar i kombit. Kjo lëvizje do ta ndihmojë atë të fitojë mbështetjen e votuesve nacionalistë, të cilët zakonisht nuk e përkahin. Duket, gjithashtu, e mundshme, që nëse i mohohet rritja e pushtetit me anë të amendamentit kushtetues, ai do ta kërkojë atë duke zgjatuar afatin e gjendjes së jashtëzakonshme – ndoshta edhe në një kohë të pacaktuar.

Erdogan mund të bëjë thirrje për zgjedhje të parakohshme, duke i mundësuar fitimin e një tjetër “mandati” në kutinë e votimit. Përballë një opozite të paaftë dhe të dobët, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e zotit Erdogan, vazhdon të gëzojë një mbështetje të rëndësishme. Atë që populli turk nuk mund t’ia japë në 16 prill, zoti Erdogan do ta kërkojë nga një shumicë në parlament.

Megjithatë, Turqia ka nevojë për një “jo” këtë të dielë. Një refuzim i amendamenteve kushtetuese të propozuara nga zoti Erdogan, do të mbante gjallë perspektivën se kur ky president të mos jetë më në detyrë, Turqia më në fund mund të ketë një rritje në kurbën e frenimit të pushtetit të sundimtarëve të saj, dhe ndoshta një ditë, t’i hapë udhë demokracisë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse.

“New York Times”

Përshtati për Tirana Today/Alket Goce  

*Elmira Bayrasli është një bashkë-themeluese e think-tankut “Foreign Policy Interrupted” dhe profesoreshë në Bard College’s Globalization si dhe pjesë e programit për çështjet ndërkombëtare..

 

 

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Nishani: Kam marrë përsipër dialogun midis palëve, situata është shumë e agravuar

Nishani: Vendi, i pushtuar nga krimi i organizuar. Paratë e drogës do të përdoren në fushatën elektorale  

Vjen makina e parë luksoze elektrike, në 2018-tën “del” në rrugë

Vjen makina e parë luksoze elektrike, në 2018-tën “del” në rrugë

Nishani: Kam marrë përsipër dialogun midis palëve, situata është shumë e agravuar

Nishani: Kam marrë përsipër dialogun midis palëve, situata është shumë e agravuar

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

by mirseda
17:53 | 18/07/2025
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve,...

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

17:04 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com