Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Kur Carl Jung i shkruante James Joyce-it: “Uliksi” më turbulloi mendjen

9 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Kur Carl Jung i shkruante James Joyce-it: “Uliksi” më turbulloi mendjen

Në vitin 1932, Carl Gustav Jung, psikanalisti i njohur zviceran, shkroi një recensë mbi “Uliksin” e James Joyce. Artikulli, i publikuar në “Europäische Revue”, përmbante një denoncim të ashpër të librit me shumë kritika të forta, të ndërprera rrallë nga ndonjë vlerësim i zbehtë.

Duke lexuar letrën e Jung, shumëkush mund të ndeshë fraza, si: ‘‘Po, e pranoj se ndjehem sikur më keni vënë në lojë” dhe “nuk duhet të zhytet kurrë hunda e lexuesit në budallallëqet tuaja, por kjo është ajo që bën Uliksi”. Për të përshkruar më mirë mërzinë që i pati shkaktuar romani, Jung citon një “xhaxha të vjetër”, që thoshte: “E dini si djalli i torturon shpirtrat në Ferr? (…) Duke i lënë në pritje”.

Ky koment, shkruan Jung “m’u rikthye ndërmend kur po lexoja “Uliksin” për herë të parë. Çdo fjali, krijon një ndjenjë pritje që nuk kënaqet; dhe në fund për shkak të heqjes dorë, nuk pritet më asgjë”. Por, ndërsa nga njëra anë kritikat e Jung, duket se konfirmojnë urrejtjen e disa lexuesve të nxituar për këtë kryevepër, pothuajse të pashmangshme të shekullit XX, nga ana tjetër, ato shqyrtojnë në thellësi arsyet për suksesin e romanit.

Pavarësisht nga frustrimi që i shkakton libri – ndjenja se “e vendos gjithmonë lexuesin nën një ndjesi irrituese inferioriteti” – Jung i njeh një vlerë të madhe, duke e krahasuar Joyce me shkrimtarë të tjerë evropianë të epokave të mëparshme, si Goethe dhe Nietzsche. “Më duket” shkruan Jung, “se çdo gjë e keqe që gjendet ne veprën e Joyce, gjithçka që është e çuditshme dhe banale, groteske dhe e ligë, është një virtyt pozitiv i denjë për lavdërim”.

“Uliksi” është “një libër që shpreh përkushtimin ndaj njeriut të bardhë si një objekt”, një ushtrim shpirtëror, një disiplinë estetikë, një ritual agonizues, një proces misterioz… një botë ka vdekur dhe një e re është ndërtuar”.

Gjithsesi, Jung nuk u kufizua duke shkruar vetëm mbi atë që mund të konsiderohet si përgjigja më e sinqertë (në rrafshin e kritikës) dhe më pikantja e romanit, por në shtator të vitit 1932 i dërgoi Joyce-it një kopje të esesë së tij, së bashku me një letër ku shprehej: I nderuar Zotëri, ‘Uliksi’ juaj u prezantua në botë si një problem psikologjik tronditës, për të cilin m’u kërkua disa herë të ndërhyja, pasi cilësohem një autoritet në çështjet psikologjike. ‘‘Uliksi’’ është dëshmuar një kockë jashtëzakonisht e fortë, dhe e detyroi mendjen time jo vetëm për shumë përpjekje të pazakonta, por edhe për disa shtegtime disi ekstravagante (duke folur nga pikëpamja e një shkencëtari).

Në përgjithësi, libri juaj më hapi probleme të mëdha dhe jam përpjekur për 3 vjet, deri kur munda realisht të hyj në brendinë e tij. Por, duhet të them se jam thellësisht mirënjohës ndaj jush dhe veprës suaj gjigante, pasi kam mësuar shumë. Ndoshta s’do të jem kurrë plotësisht i sigurtë nëse më ka pëlqyer, pasi kërkoi shumë nerv dhe vramendje. Nuk e di as nëse do t’iu pëlqejë ajo që kam shkruar mbi “Uliksin”, pasi nuk mundesha ta ndaloja veten t’i dëshmoja botës sa shumë u mërzita, teksa llomotita, dhe sa e kam mallkuar dhe admiruar.

Dyzet faqet që vazhdojnë pa ndërprerje në pjesën e fundit, ofrojnë një seri mrekullish psikologjike. Supozoj se gjyshja e djallit di aq shumë mbi psikologjinë e vërtetë të një gruaje, sa unë me siguri jo. E pra, po tentoj vetëm t’ju dërgoj esenë time të shkurtër, si një përpjekje qesharake nga një i huaj perfekt, i cili humbi në labirintin e “Uliksit” tuaj, dhe doli prej andej vetëm pse qe me fat. Në çdo rast, mund të mësoni nga artikulli im atë çka “Uliksi” i shkaktoi një psikologu, në dukje të ekuilibruar mendërisht.

Me konsideratën time më të lartë, ju ofroj, i dashur zotëri, përshëndetjet më të veçanta!

Sinqerisht i Juaji. C. G. Jung!

Me këtë letër, Jung nuk qe më “i huaji perfekt” për Joyce-in, i cili 2 vjet më vonë e thirri të kujdesej për vajzën e tij Lusi, që vuante nga skizofrenia. Për këtë dhe vëmendjen e kushtuar ndaj “Uliksit”, Joyce-i shkroi një dedikim në librin e Jung: ‘‘Doktorit CG Jung, me vlerësim të madh për ndihmën dhe këshillat e tij. James Joyce. Krishtlindje 1934, Zurich”.

Përshtati për Tirana Today/Alket Goce   

 

TË LIDHURA

Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura
Aktualitet

Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura

08:50 | 26/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Çfarë ka ndodhur më 13 prill?

Çfarë ka ndodhur më 13 prill?

Miratohet projektligji për strehimin social, përfitojnë këto kategori

Miratohet projektligji për strehimin social, përfitojnë këto kategori

Zhduket, në rrethana misterioze, gjimnazistja nga Librazhdi

Zhduket, në rrethana misterioze, gjimnazistja nga Librazhdi







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com