Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave mundi dje Greqinë me rezultatin 2-1, duke arritur që të kualifikohet për në raundin eleminator të Kupës së Botës 2019.
Kjo u bë e mundur falë një goli të realizuar në minutën e 90-të nga Fortuna Velaj.
Pas kësaj fitoreje, FSHF ka shtruar një darkë mbrëmjen e djeshme në një restorant në kryeqytet.
Gjatë darkës u shkëmbyen edhe batuta, ndërsa gjatë fjalës së tij, zv/presidenti Lutfi Nuri, përdori shprehjen e famshme “Suksese në jetë”, sigurisht jo me ironi.
Gjatë darkës, atmosfera ishte mjaft pozitive, teksa lojtaret tona kënduan këngë të ndryshme shqiptare, për të festuar këtë kualifikim.