Ministri iranian i Mbrojtjes, Hossein Dehgan, gjatë takimeve të veçanta me homologët rusë dhe sirianë, ka kritikuar ashpër SHBA-në.
Sipas tij, një veprim tjetër nga SHBA-ja kundër Sirisë nuk do të mbetet pa përgjigje.
Irani, aleat i presidentit Bachar al-Assad, ka kritikuar ashpër sulmet amerikane, të kryera javën e kaluar kundër një baze ushtarake të regjimit sirian, pas një sulmi kimik të dyshuar në veriperëndim të vendit, kryer nga Damasku.
“Amerikanët do ta paguajnë shtrenjtë nëse përsërisin veprimet e tyre dhe duhet të dinë që veprimet e tyre nuk do të mbeten pa përgjigje”, deklaroi Dehgan, gjatë një bisede telefonike me homologun rus, Sergei Choigou, vendi i të cilit është një aleat tjetër i fuqishëm i Damaskut.