Koreja e Veriut ka reaguar pas vendosjes së Grupit goditës të Marinës amerikane në gadishullin korean.
“Do të mbrohemi me forcën e fuqishme të armëve”, është ky qëndrimi i Koresë së Veriut, ndërsa Ministria e Jashtme e po këtij shteti e cilëson këtë lëvizje si të pamatur për pushtim, ndërsa konsideron se situata ka kaluar në një fazë serioze.
Në deklaratën e ministrit të Jashtëm korean, thuhet ndër të tjera: “Ne bëjmë me përgjegjësi SHBA-të, për pasojat katastrofike të shkaktuara nga veprimet e saj të egra. DPRK është e gatshme të reagojë në çdo mënyrë lufte që do SHBA-ja”.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Komanda Amerikane e Paqësorit thotë se vendosja e Grupit goditës të Marinës në gadishullin korean, ka për qëllim ruajtjen e gatishmërisë në rajon.
Donald Trump deklaroi se SHBA-të janë të përgatitura për të vepruar të vetme dhe për t’u marrë me kërcënimin bërthamor që vjen nga Koreja e Veriut.