Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kur Sulltan Mahmuti i II-të kërkonte kokën e Ali Pashës

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kur Sulltan Mahmuti i II-të kërkonte kokën e Ali Pashës

Me shqiptarët apo arnautët, siç i thoshin ata, Porta e Lartë ishte përpjekur gjithnjë të bënte “krushqi”.

Shumë syresh iu kishte dhënë ofiqe, tituj të lartë, i kishte bërë vezirë e sanxhakbej, drejtues ushtrish, por kishte edhe nga ata që nuk bindeshin gjithsesi. Aliu i Janinës ishte ai më rebeli. E sulltani, nuk duronte dot rebelimin dhe nënshkroi jaftën: T’i pritet koka! Plot 195 vjet më parë u ekzekutua me vdekje Ali Pashë Tepelena.

Ishte 24 janar i vitit 1822. Në përkujtim të kësaj dite, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar një dokument të rrallë që ruhet në këtë institucion.

Është pikërisht vendimi për dënimin me vdekje të shqiptarit, që po i sillte shqetësime Portës së Lartë dhe Sulltanit Mahmuti II.

Dokumenti në fjalë, i cili është një kopje e marrë prej arkivave osmane, shoqërohet edhe me një shënim të shkurtër nga ana e DPA-së: “Luani i Epirit u ekzekutua me vdekje, më 24 janar të vitit 1822, teksa prej kohësh përpiqej të krijonte territorin e tij të pavarur nga Porta e Lartë.”

Përmes dokumentit që paraqesim, Sulltani urdhëronte asgjësimin e tij dhe sjelljen e kokës së Aliut në Stamboll, siç edhe ndodhi.

Përveç përmbajtjes së dokumentit, i cili do të duhej të merrej nën shqyrtim nga ana e historianëve dhe osmanologëve, një kuriozitet më vete përbën edhe forma e tekstit në dokument, e cila i ngjan një pike loti.

VRASJA

Ali Pashë Tepelena, i njohur ndryshe edhe si Luani i Epirit apo Janinës, është pa dyshim një nga figurat më kontroverse të historisë së Shqipërisë. Rrëfime, kujtime udhëtarësh, letërkëmbime, fermanë kanë mbërritur deri në ditët tona për të dëshmuar nga njëra anë për luftëtarin e paepur, gjakatar, hakmarrësin e pamëshirshëm dhe nga ana tjetër të diplomatit, i cili bënte letërkëmbime me Napoleon Bonapartin, që priste e përcillte në sarajet e tij historianë, poetë, mjekë etj. Ali Pashë Tepelena thuhet të ketë lindur në dimër të vitit 1740, në Tepelenë, dhe u vra në moshën 82-vjeçare, pas 34 vitesh sundim mbi pashallëkun e Janinës. Mënyra e vrasjes së tij e ka kthyer në legjendë figurën e Aliut, i cili sot ka dy varre, transmeton Panorama.

1175

Trupi i tij u varros më 25 janar të vitit 1822, në ishullin e Kastros, në liqenin e Janinës, ndërsa koka më 5 shkurt në varrezat e Stambollit, në vendin e quajtur Porta e Silirvisë.

Sipas historianëve, një prej arsyeve të zemërimit të Portës së Lartë ndaj tij ishte bashkëpunimi me rebelët grekë, të cilët po përgatisnin kryengritjen e tyre në 1821, por edhe sjellja e tij e pavarur, ambicia për pushtet dhe mosbindja ndaj Sulltanit.

Vrasja e tij është përshkruar prej konsullit francez Pukëvil, i cili e cilëson një betejë heroike të Aliut dhe rojeve të tij në shkallët e shtëpisë, në ishullin e liqenit të Janinës. Sipas tij, fjalët e fundit të Aliut ishin për Vasiliqinë. Aliu kërkoi që rojet e tij besnike të vrisnin Vasiliqinë “që ajo të mos binte në duart e turkut”.

Shkrimtari Aleksandër Duma e përshkruan kështu prerjen e kokës së Ali Pashës: “Edhe koka e tij e prerë përçonte akoma një efekt njëherazi të tmerrshëm dhe të mahnitshëm, sa ata që e shihnin, mbeteshin të shtangur në vend.”

Kur Hurshidit ia sollën në një tepsi të madhe prej argjendi, ai u ngrit hopthi për ta marrë, u përkul tri herë përpara saj dhe, me respektin më të madh, i puthi mjekrën, duke shprehur me zë të lartë dëshirën se edhe ai vetë do të dëshironte të meritonte një fund të ngjashëm.

Një adhurim i tillë për trimërinë e Aliut i prekte e i frymëzonte kaq shumë këta barbarë, sa zhdukeshin nga kujtesa krimet e tij.

Hurshidi urdhëroi që koka të parfumohej me esencat aromatike më të kushtueshme. Përpara se ta dërgonte në Stamboll, ai i lejoi shqiptarët t’i bënin nderimet e fundit ish-padronit të tyre.

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 11 prill 2017

Shtypi i ditës, 11 prill 2017

Ngjarjet historike të 11 prillit ndër vite, 32 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës

Ngjarjet historike të 11 prillit ndër vite, 32 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës

ITALI/ Armë, kokainë dhe 500 mijë euro, policia arreston 6 shqiptarë

ITALI/ Armë, kokainë dhe 500 mijë euro, policia arreston 6 shqiptarë

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com