Ish-diplomati amerikan dhe shefi i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Kosovën, në vitin 2000, Louis Sell, shprehet se bashkësia ndërkombëtare i ka implementuar Kosovës një Kushtetutë jo funksionale.
Në një intervistë të dhënë për portalin e lajmeve “Evropa e lirë”, Sell ka pohuar se ndërkombëtarët duhet të ndihmojnë Kosovën, që përmes procedurave kushtetuese ta krijojë ushtrinë dhe të dalë nga ngërçi aktual.
Gjithashtu, ai ka argumentuar se procesi varet shumë nga marrëdhëniet e saj me vendet perëndimore, ndaj Kosova duhet ta kuptojë seriozisht atë që i thonë partnerët.
Gjatë këtyre nëntë vitesh, u ndërmorën disa nisma për ndryshimin dhe amendimin e kësaj Kushtetute, por të cilat në fund u përmbyllën pa sukses.