ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmeve të ndodhura sot në Egjipt.
Grupi terrorist ka marrë disa herë në shënjestër të krishterët e Egjiptit, mirëpo, sot ata kanë arritur të finalizojnë qëllimin e tyre.
Sipas mediave të huaja, dy shpërthimet e ndodhura paraditen e sotme i kanë marrë jetën të paktën 47 personave dhe janë plagosur rreth 126 të tjerë.
Nga raportimet e fundit mësohet se në Aleksandri, në shpërthimin e ndodhur jashtë Kishës kope të Shën Markut, u vranë 18 persona.
Ndërsa nga sulmi tjetër, në kishën e Shën Xhorxhit në Tanta, humbën jetën 29 persona.
Gjithashtu, të dhënat e fundit nga institucionet kompetente në Egjipt, pohojnë se gjatë sulmeve kanë humbur jetën katër oficerë policie, përfshirë këtu edhe një femër, të cilët janë mes viktimave në Aleksandri.