Sot ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von Der Leyen deklaroi se avionët gjermanë nuk do të asistojnë asnjë sulm amerikan në Siri.
“Avionët gjermanë kanë një rol të përcaktuar qartë në koalicionin kundër terrorizmit, që përkon me grumbullimin e informacioneve për misione kundër organizatës ekstremiste të Shtetit Islamik”, tha Von Der Leyen për televizionin gjerman SWR.
“Planet ishin për të luftuar kundër ISIS-it. Kjo nuk ka të bëj aspak me çështjen e armëve kimike. SHBA-ja nuk i ka kërkuar Gjermanisë asnjë asistencë për sulmet me predha kundër bazës ajrore Siriane të premten”, përfundoi Von Der Leyen.