Pas kapjes së një sasie shumë të madhe të kanabisit në një magazinë në një fshat të Përmetit ka ardhur edhe reagimi i ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka, njëkohësisht dhe deputet i Partisë Demokratike.
Në një status në facebook ai shkruan se me lekët që do të fitohen nga hashashi do të blihen votat në gjysmën e Shqipërisë. “Hajde shtet që po bën Edi Rama hajde. Rreth 10-12 ton kanabis vetëm në një fshat të Përmetit. Sigurisht pronë e “Rilindjes”. Vetëm kjo sasi mjafton për të zhbërë votën e lirë të gjysmës Shqiperisë. Ec dhe bëj zgjedhje me Rilindjen dhe dhjetrat dhe qindra ton kanabis në pronësi të saj dhe bandave të saj!!!!!!!”, ka shkruar në statusin e tij në Facebook deputeti demokrat, Flamur Noka.