Fatmir Limaj, ka thënë se mocioni i mosbesimit, është rruga e vetme për ta rrëzuar Qeverinë, deklaratë të cilën e beri gjatë mbledhjes së këshillit të NISMA për Kosovë.
Ai gjithashtu tha se: “Instutucionet e Kosovës gjenden në kolaps dhe se të gjithë krerët e shtetit po i ikin përgjegjësisë, për këto dhe shumë të tjera ne kemi vendosur të marrim këtë iniciativë ndaj qeverisë dhe jemi të bindur që tani është koha për të shfrytëzuar atë që na lejon Rregullorja e Kuvendit”.
Ai tha më tej: “Kjo iniciativë e jona është mbështetur edhe nga dy partitë tjera opozitare dhe se ne na pret një angazhim si kryesi dhe grup parlamentar për të bërë atë që na takon drejt materializmit të kësaj çështjeje”.
Limaj në fund tha se pakënaqësinë mund ta shprehin të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverie.