Bentley ndërgjegjësohet për ndotjen e ambjentit. Ndërgjegjësimi ka filluar duke mbledhur 44 inxhinierë, për të sjell një version ambientalist.
Përfundimi ishte i shkëlqyer, duke prodhuar Bentley-n e parë me 3 rrota, madje dhe me motor elektrik.
Makina mendohet të kapë vlerën e 65.000$. Makina ka dizajnin e një koleksioni antik, por është një risi nga kompania angleze e prodhimit të makinave, Morgan Motor.
Makinës i nevojiten 4 orë për të bërë një rimbushje baterie. Çdo pjesë e makinës është e ndërtuar me dorë, dhe u nevojitën 4 javë punë.
Makina shihet si e paarritshme, pasi vetëm 19 është numri që do të prodhohen, ndërkohë që interesi është shumëfish më i madh. Vend i shitjeve mendohet të jenë ankandet.
Pika e dobët e makinës është së i nevojitet kohë që të arrijë shpejtësinë 100 km/h, e cila është dhe shpejtësia e saj maksimale.
Tirana Today