Startoi sot faza paraeleminatore e Turneut Europian “Tirana Open U14”. Një turne në të cilin konkurrentët vijnë nga e gjithë Europa dhe Ballkani. Turneu përfshin meshkuj dhe femra, secili në kategorinë përkatëse. Turneu zgjat 1 javë dhe janë 3 ditë fazë paraeliminatore që i shtohen këtyre ditëve. Turnetë zhvillohen nga FSHT ( Federata Shqiptare e Tenisit) në bashkëpunim me NSP (National Sport Park ). Konkurrentët minorenë vijnë të shoqëruar nga familjarët e tyre, trajnerët dhe fizioterapistët (në shumicën e rasteve).
Në një intervistë për “Tirana Today” foli dhe kreu i Federatës Shqiptare të Tenisit z. Ferdinand Sulo i cili tha:
“Këtu konkurrentët vijnë nga e gjithë Europa. Pak më parë takova një nga Armenia, ishte hera e parë që një konkurrent i asaj kombësie vjen në një turne të tillë. Konkurrentët vijnë me plane të qarta, ata planifikojnë çdo gjë sipas ekonomisë së tyre. Ata ku s’kanë qenë më parë. Ndoshta janë nisur nga shtëpia kastile për këtu ndoshta nga një turne tjetër që ka qenë në Greqi, Maqedoni, Serbi vjen dhe ndjek këtë që ka më afër pasi do të kursente dhe koston e udhëtimit. Çdo konkurrent në bazë të rezultatit fiton pikë dhe çdo pikë që fiton i shtohet në renditjen botërore të tenistëve.”
Fjalët e presidentit të federatës ishin shumë të vërteta pasi ato i konfirmoi një trajner nga Australia i cili u shpreh për “Tirana Today” : “ Sapo erdha, para 2 orësh zbrita në aeroport. Nuk ia kam idenë se si është Shqipëria, më duket se do më pëlqejë por fatkeqësisht nuk kam kohë sepse në Tiranë do të qëndroj një javë, aq sa kërkon turneu i lojtarit tim.”
Vend aplikimi për konkurrentët ka qenë online në faqen zyrtare të Tenisit botëror dhe në atë të Facebook-ut. Arbitrazhi është i huaj dhe kryealbitri është maqedonas. Konkurrentët do të sfidohen me njëri-tjetrin në bazë të shortit elektonik. Dhe vetë konkurrentët kanë qenë ata të cilët kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri pasi kanë shqyrtuar mundësitë e tyre për triumf duke parë renditjen e publikuar nga Federata Botërore e Tenisit.
Turneu zhvillohet për të katërtin vit rradhazi në vendin tonë dhe i katërti vit rradhazi në National Sport Park. Arsyeja është sepse resorti përmbush standardet Evropiane, me bar, restorant, hotel dhe dush. Cilësia e fushës është gjithashtu kushti primar të cilin e përmbush NSP. Kompleksi ka arritur të përmbushë shumë kritere që e plotësojnë si resortin nga më të rrallët në Ballkan dhe Europë.
Turneu çel dyert e tij për fazën me eleminim direkt ditën e hënë me datë 10 prill dhe zgjat një javë.