Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Koha për të hapur ‘‘kutinë e Pandorës’’ në Ballkan

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Koha për të hapur ‘‘kutinë e Pandorës’’ në Ballkan

Blerina Serjani

Ballkani ka qenë dhe mbetet një rajon i paragjykuar historikisht dhe aktualisht si një rajon i gatshëm për të shpërthyer, përderisa vazhdojnë ta cilësojnë si “fuçi baruti”. Ndonëse konfliktet në këtë rajon përgjithësisht kanë qenë sa “autoktone”, po aq “të importuar”, sidoqoftë rajoni mbart prej së shkuarës mjaft çështje për t’u zgjidhur, çështje që në periudha qetësie dhe në momente paqeje duken “të mbyllura”, por që çuditërisht, ato  befas “zbulohen”, sidomos në fragmente të caktuara ndryshimesh gjeostrategjike.

Tendencat diplomatike ballkanike shpesh synojnë  “për t’u vënë kapak” çështjeve të hapura midis vendeve të rajonit, ndërkohë që krahas nxitimit dhe orvatjeve për t’i mbyllur, kur këto çështje hapen apo shtrohen për t’u zgjidhur, befas kalohet në skajin tjetër dhe derdhin retorikë nacionaliste, pa produkt e progres.

Të gjithë bien dakort dhe pranojnë idenë se krahas përpjekjeve integruese europiane në rajonin e Ballkanit është prezent një realitet i ri për shkak të dy tendencave: interesave gjeopolitike jashtë ballkanike dhe vetë lëvizjeve që bëjnë diplomacitë e rajonit për të optimizuar përfitimet nga situatat në ndryshim.

Diplomacia shqiptare në këtë realitet të ri po punon në mënyrë intensive për përshpejtimin e procesit të integrimit. Po a mund të finalizohet ky proces pa zgjidhur më parë disa çështje me fqinjët, që prej vitesh kanë mbetur të mbyllura në dosjet e pluhurosura të arkivave të diplomacisë dhe politikës.

Pavarësisht, nëse këto qëndrime kanë shkak “mungesën e guximit”, problemet e ruajtjes së pushtetit nga mazhorancat politike, apo sepse kështu e ka gjykuar vetë mekanizmi i “real-diplomacisë”, që të pritej koha e përshtatshme për t’u shtruar në tryezën e bisedimit, çështjet e pazgjidhura, gjithsesi duhen zgjidhur, cilado qoftë arsyeja e përcjelljes kohë pas kohe, “kutia e Pandorës” duhet hapur, pasi ashtu e mbyllur ajo pengon procesin integrues.

Në BE nuk mund të integrohesh, kur mes Shqipërisë dhe Greqisë ka disa “hendekë” në marrëdhëniet dypalëshe: “ligji i luftës”, çështja çame, kufiri, varrezat e ushtarëve, të drejtat e emigrantëve dhe ato të minoritetit etj.

Me të njëjtat argumente kërkojnë zgjidhje edhe disa probleme rajonale, sikurse janë: njohja e Pavarësisë së Kosovës, çështja e emrit të Maqedonisë, Mitrovica, demarkacioni i kufirit Kosovë – Mali i Zi, pronësia dhe menaxhimi i Trepçës, disa mosmarrëveshje mes Serbisë dhe ish-republikave të tjera të ish-Jugosllavisë, sot shtete të pavarura.

Pa shterur këto paketa problemesh të mbartura, pa realizuar integrimin “e vogël” përbrenda vendeve të rajonit ballkanik, do të ishte e vështirë, në mos utopi, integrimi në BE, zbrazja e barutit nga “fuçia” dhe mbushja e saj me “verën” e bashkëjetesës së integruar.

Pra, nga ky këndvështrim, është mëse e justifikueshme dhe mjaft e rëndësishme ngutja, mobilizimi dhe artikulimi, së fundmi, nga diplomacia dhe qeveria e Shqipërisë për të parashtruar  dhe  për t’i vënë në rend të ditës, çështje të mbartura në mënyrë retorike prej çerek shekulli, sidomos me Greqinë dhe Serbinë.  

Evropa diplomatike dhe politike “u ngjir” së thirruri që popujt e Ballkanit duhet të arrijnë zgjidhje konkrete përmes bisedimeve konstruktive për mosmarrëveshjet e vjetra.

Jemi në prag të ndryshimit të rendit botëror dhe historia ka treguar që ndryshime të tilla herë pas here janë të nevojshme, ashtu sikundër ka ardhur koha që Shqipëria t’i tregojë rajonit se është një vend që ka potencial shtetformues, dhe di si t’i mbrojë interesat dhe çështjen kombëtare.

 

 

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Opozita kërkon mocion mosbesimi, Mustafa nuk shqetësohet

Opozita kërkon mocion mosbesimi, Mustafa nuk shqetësohet

Buggati Chiron, pasi “testohet” nga CR7, del në shitje

Buggati Chiron, pasi "testohet" nga CR7, del në shitje

Meta: Sot nuk isha për drekë me Bashën, por me Nikoll Lesin







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

Britani/ Një i plagosur dhe autori arratiset me një biçikletë elektrike
Bota

Britani/ Një i plagosur dhe autori arratiset me një biçikletë elektrike

by mirseda
19:19 | 01/04/2026
0

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pas një incidenti me armë zjarri në Bristol të Mbretërisë...

BE akordon 2 milionë euro për Kubën, ndihmë emergjente për popullsinë në krizë

BE akordon 2 milionë euro për Kubën, ndihmë emergjente për popullsinë në krizë

19:12 | 01/04/2026
Rrëzohet avioni ushtarak rus në Krime, 29 persona humbin jetën

Rrëzohet avioni ushtarak rus në Krime, 29 persona humbin jetën

18:47 | 01/04/2026
A mund ta tërheqë Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë Donald Trump SHBA-në nga NATO?

18:37 | 01/04/2026
Zyrtari iranian mohon pretendimin e Trump se Teherani kërkoi armëpushim

Zyrtari iranian mohon pretendimin e Trump se Teherani kërkoi armëpushim

18:28 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com