Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Tri tipat e lexuesve, sipas Hermann Hesse

9 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Tri tipat e lexuesve, sipas Hermann Hesse

Sa tipa lexuesish ekzistojnë? Sipas Hermann Hesse janë tre të tillë. Në një ese të vitit 1920, “Mbi leximin e librave”, shkrimtari i njohur gjerman ndërton këtë lloj kategorizimi sipas mënyrës së të lexuarit.

Lexuesi naiv

Cilido nga ne lexon në mënyrë naive kohë pas kohe. Ky tip lexuesi e konsumon librin si dikush tjetër që ha ushqim, shërben thjesht për të vrarë kohën, qoftë ky një djalë me një libër mbi indianët, një shtëpiake me një roman rreth një konteshe, apo student me librin e Shopenhauerit në dorë.

Ky lloj lexuesi nuk hyn në marrëdhënie me një libër, siç një njeri bën me një tjetër, por më tepër si një kalë me zotërinë e tij, apo ndoshta si një kalë me të voglin e vet: libri tregon udhën, lexuesi e ndjek . Substanca konsiderohet në mënyrë objektive, pranohet si realitet.

Por, substanca është në fakt vetëm një konsideratë! Ka lexues me një nivel të lartë arsimimi, shumë të rafinuar, që lexojnë letërsi të mirë, por i përkasin tërësisht klasës së naivëve… Arti, gjuha dhe inteligjenca e shkrimtarit janë për këta, lexuesit e kultivuar, ato çfarë materialet, mjedisi dhe aksioni janë për shpirtrat e thjeshtë.

Lexuesi fëmijë apo imagjinativ

Në rast se ndiqni natyrën tuaj si njeri dhe jo arsimimin, atëherë bëheni sërish një fëmijë dhe filloni të luani me gjërat; buka bëhet një mal, brenda të cilit mund të gërmohen tunele, shtrati shndërrohet në një shpellë, ndërsa një kopësht do të jetë një pistë skish. Ky tip lexuesi, nuk ruan me xhelozi as substancën dhe as formën e një libri, si vlerën e tij më të rëndësishme.

Dihet, sikurse janë gatuar fëmijët, çdo objekt mund të ketë 10 apo 100 kuptime për mendjen. Për shembull, mund të shohë një poet dhe një filozof tek përpiqen të bindin veten dhe lexuesin mbi interpretimin dhe vlerësimin e tyre mbi gjërat, dhe mund të buzëqeshë pasi sheh tek zgjedhja e dukshme dhe liria e poetit, thjesht imponim dhe pasivitet.

Ky lexues është tashmë aq shumë i avancuar, sa që e di se për çfarë janë në dijeni profesorët e letërsisë dhe kritikët letrarë: faktin se nuk ka asgjë të tillë si zgjedhja e lirë e materialit apo formës.

Lexuesi që nuk lexon më

Tipi i tretë dhe i fundit i lexuesit, është me sa duket saktësisht i kundërt me atë që në përgjithësi përcaktohet si një lexues “i mirë”. Ai është kaq tërësisht një individ, kaq vetvetja, saqë e trajton subjektin që lexon në liri të plotë. Nuk uron as të mësojë apo argëtohet, e përdor librin e vet si çdo lloj objekti tjetër në këtë botë, pasi për të është një pikënisje dhe një lloj nxitje.

Në thelb, ajo që lexon nuk përbën asnjë ndryshim për të. Ai s’ka nevojë për një filozof për të mësuar prej tij apo për ta sulmuar dhe kritikuar. Nuk e lexon një poet për të pranuar interpretimin e tij të botës, por e interpreton në mënyrë vetjake. Është tërësisht një fëmijë. luan thuajse me çdo gjë – dhe nga një këndvështrim nuk ka asgjë më të frytshme, sesa të luajturit me çfarëdolloj gjëje.

Nëse lexuesi gjen një frazë të bukur në një libër, një fjalë të urtë, fillon ta kthejë atë kokëposhtë. Pra: lexuesi në këtë fazë nuk është më një lexues, nuk i intereson më Gëte, nuk lexon Shekspirin. Lexuesi thjesht nuk lexon më. Pse librat? A mos vallë nuk e ka gjithë botën brenda vetes?

Kushdo që do të mbetej përherë në këtë fazë s’do të lexonte më, megjithëse, askush nuk qëndron aty përgjithmonë. Por, cilido që nuk është i vetëdijshëm për këtë fazë është një lexues i varfër, i papjekur. Për një here të vetme në jetën tuaj, qëndroni për një orë, një ditë në këtë fazë të tretë, fazën e të mos lexuarit më. Dhe pas këtij momenti, do të jeni një lexues, një dëgjues dhe një interpretues shumë më i mirë i çfarëdolloj gjëje të shkruar.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Papa Leone mbyll Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, përfundon zyrtarisht viti jubilar…
Bota

Papa Leone mbyll Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, përfundon zyrtarisht viti jubilar…

10:45 | 06/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Spaho: Zgjedhjet pa opozitën, rrezikojnë vendin. Duam “Qeveri teknike”

Spaho: Zgjedhjet pa opozitën, rrezikojnë vendin. Duam "Qeveri teknike"

Ismail Kadare merr çmimin “Letërsia Shqipe”

Ismail Kadare merr çmimin "Letërsia Shqipe”

Ben Blushi: Nëse nuk shkojmë në zgjedhje, vendi bëhet autokraci

Ben Blushi: Nëse nuk shkojmë në zgjedhje, vendi bëhet autokraci







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!
Aktualitet

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

by mirseda
21:38 | 07/01/2026
0

Banorët e fshatit Katund i Ri, në Yrshek të Tiranës, kanë denoncuar një problem serioz që po...

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Reshjet e dendura rrisin nivelin e Lanës në Tiranë, rrezik për dalje nga shtrati

Reshjet e dendura rrisin nivelin e Lanës në Tiranë, rrezik për dalje nga shtrati

20:43 | 07/01/2026
‘Mos e përmend’/ Përse Mateo qau brenda shtëpisë së ‘BBVA’?

‘Mos e përmend’/ Përse Mateo qau brenda shtëpisë së ‘BBVA’?

19:54 | 07/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com