Vendi, i cili ka papunësinë rekord më të ulët dhe që ka nevojë për punëtorë, është Republika Çeke.
Republika Çeke ka regjistruar një papunësi rekord të ulët në BE. Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, ajo arriti në vetëm 3.6%. Bëhet fjalë për shkallën më të ulët të papunësisë në historinë e Republikës Çeke.
Punësimi ka shënuar maksimumin historik dhe arrin në 72,9%. Kjo është e dhëna, që në fillim të shkurtit e njoftoi Zyra Statistikore Çeke, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të reja, niveli i papunësisë në dhjetor 2016 ishte 3.7%, ndërsa pas saj është Gjermania me 4.1%.
Nga ana tjetër, vendi me normën më të lartë të papunësisë në BE mbetet Greqia, nga 23.0 për qind (në tetor). Spanja ndjek me 18.4 për qind, Qipro me 14.3 për qind dhe Italia 12 për qind.
Në nivelin e BE-së, shkalla e papunësisë sezonale kishte mbizotëruar, në dhjetor, në nivelin më të ulët, në pothuajse tetë vjetët e fundit, nga 8.2 për qind, të regjistruar në muajin nëntor 2016.