Pas deklaratës së koalicionit opozitar për qeveri teknike, kryeministri i vendit, Edi Rama i pergjigjet “kokëfortësisë” së tyre nëpërmjet një statusi në facebook.
Nga kjo replikë në distancë, Rama tregohet i hapur dhe i gatshëm për dialog me opozitën. “Lulzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”, shkruan Rama.