Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Reagon Rama: Shkoj në çadër për të dialoguar me Bashën, por reforma duhet të bëhet

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria
Reagon Rama: Shkoj në çadër për të dialoguar me Bashën, por reforma duhet të bëhet

Kryeministri Edi Rama, pas takimit me faktorin ndërkombëtar ka reaguar në Facebook me një Shënim të Ditës, siç e ka cilësuar ai.

Në reagimin e tij, ai thotë se është gati të debatojë me Bashën dhe, madje, ky debat të bëhet në ambientet e çadrës ku është vendosur opozita. Në mënyrë edhe ironike, Edi Rama ka vlerësuar aleatin Ilir Meta, i cili kërkon që të kënaq edhe Partinë Demokratike me deklaratat e tij publike. “E vlerësoj përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, Ilir Meta, për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike.

Edhe unë kam qënë dhe mbetem i gatshëm për çdo zgjidhje që ia lehtëson Partisë Demokratike rrugën për t’u kthyer në Kuvend; votuar Vetingun; vazhduar betejën e vet politike në shinat e Kushtetutës e të ligjshmërisë dhe garantuar bashkë me ne, që zgjedhjet e 18 qershorit të jenë më të lirat e më të ndershmet të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri”, shkruan Rama.

Postimi i plotë në Facebook:

SHËNIMI I DITËS

E vlerësoj përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, Ilir Meta, për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike.

Edhe unë kam qënë dhe mbetem i gatshëm për çdo zgjidhje që ia lehtëson Partisë Demokratike rrugën për t’u kthyer në Kuvend; votuar Vetingun; vazhduar betejën e vet politike në shinat e Kushtetutës e të ligjshmërisë dhe garantuar bashkë me ne, që zgjedhjet e 18 qershorit të jenë më të lirat e më të ndershmet të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri.

Qeveria jonë është angazhuar në një rrugë reformash tërësore. Kemi vendosur një bazë ligjshmërie për të bërë shtet, në vend të rrëmujes së paligjshmërisë pa shtet. Kemi rikthyer rritjen e qëndrueshme ekonomike, në vend të batakut të një ekonomie të zhytur në borxhe paralizuese e korrupsion mbytës. Dhe as do te kthehemi mbrapa, as do të ndalemi në rrugën që na ka përcaktuar mandati i popullit, pse një pakicë ka frikë nga Vetingu dhe nga gjykimi i popullit në zgjedhje!

Nëse Partia Demokratike kërkon një diskutim serioz me ne, jam i gatshëm të ulemi për të diskutuar, që sot, edhe në çadër po të jetë nevoja. Dialogu ka qenë e mbetet gjithnjë zgjedhja ime e parë dhe unë kam qenë e jam i hapur për çdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cenon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standarteve demokratike.

Kushtetuta jonë është shumë e qartë – zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor.

Kushtetuta është shumë e qartë – qeveria është vullnet i shumicës.

Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithcka tjetër.

 

TË LIDHURA

Nis seanca gjyqësore e themelit për Erion Veliajn, kryebashkiaku nuk paraqitet,
Aktualitet

Nis seanca gjyqësore e themelit për Erion Veliajn, kryebashkiaku nuk paraqitet,

09:33 | 01/04/2026
Punësuan pa verifikim real Muçi Shaljanin që u vra,Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtorët e AMP-së
Aktualitet

Punësuan pa verifikim real Muçi Shaljanin që u vra,Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtorët e AMP-së

09:28 | 01/04/2026
15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë
Aktualitet

15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

08:48 | 01/04/2026
Next Post
‘‘Qeveria e Besimit’’ të kalojë më parë nga mocioni i saj

‘‘Qeveria e Besimit’’ të kalojë më parë nga mocioni i saj

Durrës/ Nipi vret gjyshen, pastaj veten

Tiranë, të shtëna ndaj ambienteve të një firme private

Veliaj: Ata që sot kërkojnë pushtet në tavolinë, s’bënë asgjë për Tiranën

Veliaj: Ata që sot kërkojnë pushtet në tavolinë, s’bënë asgjë për Tiranën







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Nis seanca gjyqësore e themelit për Erion Veliajn, kryebashkiaku nuk paraqitet,
Aktualitet

Nis seanca gjyqësore e themelit për Erion Veliajn, kryebashkiaku nuk paraqitet,

by mirseda
09:33 | 01/04/2026
0

Nis seanca gjyqësore e themelit për Erjon Veliajn dhe 29 të tjerët. Të pranishëm dy prokurorët e...

Punësuan pa verifikim real Muçi Shaljanin që u vra,Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtorët e AMP-së

Punësuan pa verifikim real Muçi Shaljanin që u vra,Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtorët e AMP-së

09:28 | 01/04/2026
Irani sfidon SHBA-në: Ngushtica e Hormuzit me siguri do të rihapet, por jo për ju

Irani sfidon SHBA-në: Ngushtica e Hormuzit me siguri do të rihapet, por jo për ju

08:53 | 01/04/2026
Presidenti i Turqisë, Erdogan përgëzon ekipin kombëtar pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Erdogan përgëzon ekipin kombëtar pas fitores ndaj Kosovës

08:50 | 01/04/2026
15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

08:48 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com