1 Muaj pasi u prezantuar G6, kompania LG ka vendosur të bëjë publike edhe datën e daljes në tregun amerikan. 26 prill është data e e daljes së G6-ës në pikat zyrtarë të shitjes. Mendohet të zgjasë dhe 1 muaj tjetër shpërndarja nëpër tregun botëror.
Amazon dhe eBay kanë bërë publike dhe çmimin për shtetet e Europës, të cilat do të tentojnë një blerje të shpejtë nëpërmjet postës elektronike. 749€ është çmimi zyrtar, por me një numër shumë të kufizuar smartphonësh.
LG G6 është smartphoni i fundit, i sapo prodhuar nga kompania gjigande LG dhe një rival, pothuajse, i të njëjtit rang, i Samsung Galaxy S8.