Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

SHBA pa pilot

9 vjet ago
in Të Gjitha
SHBA pa pilot

Sigurisht që është gjë e mirë për amerikanët, që Donald Trump dhe rrymat e ndryshme të shumicës republikane në Kongres, nuk janë në gjendje të shfuqizojnë Obamacare, me të cilin Barack Obama kishte zgjeruar mbulimin mjekësor për 25 milionë amerikanë, të cilëve u mungonte edhe në raste urgjente, shtatzënie dhe sëmundjesh të rënda.

Dështimi

Është e qartë se shfuqizimi i ligjit nuk do të kishte përfaqësuar një hap përpara për demokracinë më të pasur dhe më të fuqishme në botë. Në të njëjtën kohë, bëhet fjalë për një dështim të madh për një president i cili, pavarësisht nga mendimet që ekzistojnë mbi mënyrën e tij të të bërit politikë, duket qartësisht i paaftë për të udhëhequr vendin.

Dekretet me të cilët synonte të ndalonte hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara për qytetarët e disa vendeve muslimane, janë bllokuar dy herë nga gjyqësori, i cili i konsideroi diskriminues dhe fyes për lirinë fetare. Këshilltarit të Trumpit për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, iu desh të jepte dorëheqjen menjëherë pas emërimit, pasi kish gënjyer në lidhje me kontaktet e tij me ambasadorin rus në Uashington.

Si dëshmi për peshën e këtij skandali, drejtori i FBI deklaroi një javë më parë se njerëzit e tij po hetojnë për një “koordinim” të mundshëm mes Kremlinit dhe ekipit që merrej me fushatën elektorale të presidentit. Me dështimin e lëvizjes për shfuqizimin e Obamacare, vjen konfirmimin se Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij janë duke improvizuar, nuk përgatiten mjaftueshëm dhe nuk zotërojnë artin e negociimit dhe kompromisit politik, pa të cilin nuk mund të marrin vendime në një demokraci.

Kjo është serioze – dhe në këtë rast, ajo që është e mirë për amerikanët, nga ana tjetër është e dëmshme për Shtetet e Bashkuara dhe për stabilitetin e botës – sepse krijon një boshllëk ndërkombëtar tejet destabilizues, pasi tashmë, të gjitha qeveritë e huaja e kanë kuptuar se Amerika është pa pilot.

Kina

Kina nuk ka më asnjë arsye për t’u shqetësuar, në lidhje me reagimin e Uashingtonit përballë presionit kundër fqinjëve aziatikë. Koreja e Veriut nuk ka asnjë arsye për të mos vijuar provokimet e saj ushtarake. Rusia mund të bëjë ç’të dëshirojë në Lindjen e Mesme dhe Evropën Qendrore. Së fundi, dhe më e keqja, askush nuk është i sigurt nga një reagim impulsiv dhe zemërak i Donald Trumpit, në rast se një krizë ekonomike do t’i japë atij iluzionin e të qenit në gjendje për të fituar pikë në frontin e brendshëm, duke treguar muskujt jashtë vendit. Kjo është konsiderata e parë që mund të nxjerrim nga vetëvrasja politike e republikanëve dhe presidentit të tyre. E dyta është se, para se të zgjedhin që të bëjnë një shkëputje nga e kaluara, zgjedhësit perëndimorë duhet ta mendojnë dy herë. Të djathtat e reja ekstreme nacionaliste që janë kundër gjithçkaje, e që po afirmohen kudo në botë, kanë joshjen e britmës së zemërimit, por paladinët e tyre, si në rastin e Trumpit, kanë edhe defektin që janë të mbushur me kontradikta, janë shumë thjeshtësues, apo tejet injorantë për të qeverisur. /France Inter

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Si ta zbuloni në kohë kancerin e qafës së mitrës

Si ta zbuloni në kohë kancerin e qafës së mitrës

Kur gazetarët shndërrohen në turmë

Kur gazetarët shndërrohen në turmë

Pogradec/ Shpërthen një mjet tip 'Citroen’, alarmohen banorët







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Berisha: Kërkoj dorëheqjen e Ramës dhe ftoj qytetarët në protestën kombëtare të 24 janarit
Politikë

Berisha: Kërkoj dorëheqjen e Ramës dhe ftoj qytetarët në protestën kombëtare të 24 janarit

by mirseda
13:22 | 14/01/2026
0

Kryedemokrati Sali Berisha nga selia blu deklaroi se: "Makineria e manipulimit dhe e shkatërrimit të provave dhe...

Pas kërcënimeve të Trump, kërkohet evakuim i menjëhershëm i bazës ushtarake amerikane në Katar

Pas kërcënimeve të Trump, kërkohet evakuim i menjëhershëm i bazës ushtarake amerikane në Katar

13:13 | 14/01/2026
Arrihet marrëveshja me bashkinë, punonjësit e Gjelbërimit në Vlorë rikthehen në punë pas protestës

Arrihet marrëveshja me bashkinë, punonjësit e Gjelbërimit në Vlorë rikthehen në punë pas protestës

13:00 | 14/01/2026
“Kemi një “Doktor Sulltan” por është grua”/ Rama flet për Diellën: U frymëzova nga një profesor…

“Kemi një “Doktor Sulltan” por është grua”/ Rama flet për Diellën: U frymëzova nga një profesor…

12:44 | 14/01/2026
Aksident në aksin rrugor Cërrik-Elbasan, lëndohen 4 persona

Aksident në aksin rrugor Cërrik-Elbasan, lëndohen 4 persona

12:15 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com