Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Blerja e votave, Idrizi: Të ketë një grup prokurorësh specialë pranë KQZ

9 vjet ago
in Politikë
Blerja e votave, Idrizi: Të ketë një grup prokurorësh specialë pranë KQZ

Dy muaj para zgjedhjeve, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet vjen me një propozim konkret për të shmangur vjedhjen e votës, në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi, propozon që KQZ-së t’i bashkohet një grup prokurorësh specialë.

“Kam dëgjuar gjatë gjithë kësaj kohe të flitet për vjedhjen e votës dhe padyshim këto janë fenomene që kanë ndodhur. Kanë ndodhur nga ato parti që sot po ankohen çdo ditë. Çdonjëri nga ju ka një pyetje. Pse blerja e votës qënka e dënueshme nga ligji, vetëm kur u vidhet qytetarëve? Po kur dy partitë e mëdha na vjedhin neve partive të vogla votat, pse nuk është vjedhje kjo dhe tjetërsim i interesit qytetar? Prandaj, ne propozojmë që një grup prokurorësh specialë të jetë pranë KQZ-së, në mënyrë që të veprohet urgjentisht në raste të blerjes apo transferimit të votave. Ne nuk pranojmë dot si parti e interesit kombëtar dhe interesit qytetar, që sot shqiptarët të blihen me 5 mijë lekë apo me një thes miell. Nuk pranojmë që sot të blihet dinjiteti i shqiptarëve”.

Përsa i përket reformës zgjedhore kryetari i PDIU-së theksoi se duhet të ketë një zonë zgjedhore dhe koalicionet të bëhen pas zgjedhjeve.

Ndërsa sa I përket krizës politike në vend, pas kërkesës së opozitës për qeveri teknike, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet propozoi që të ketë një dakortësi të të gjitha palëve, në mënyrë që të mos ketë dyshime për garancinë në zgjedhjet e ardhshme.

Idrizi theksoi, gjithashtu, që edhe Presidenti i Republikës të zgjidhet nga populli.

“Për sa i përket garantimit të zgjedhjeve, unë jam i bindur se opozita ka të drejtë kur kërkon garanci më të mëdha. Absolutisht, para zgjedhjeve, ne nuk mund të kemi dot një qeveri teknike. Po qe nevoja, le të zgjedhim një Drejtor Policie, ku të gjitha palët të jenë dakort. Jemi plotësisht dakort që të ndryshojmë Kodin Zgjedhor, edhe për financimin e partive. Le të bëhet financimi i partive politike tërësisht nga buxheti i shtetit dhe të shpenzojmë shumë herë më pak nga ajo që harxhohet sot.  Le të zgjedhi populli edhe Presidentin e Republikës, si garant i institucioneve të Shqipërisë. Me këtë dua t’ju them se kriza është artificiale. Konfliktualiteti politik në Shqipëri mbahet për të fshehur paaftësinë e politikës shqiptare, për t’u dhënë qytetarëve atë që u kemi detyrim: zhvillim, punë, ekonomi, prosperitet, dinjitet etj”.

TË LIDHURA

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin
Politikë

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time
Politikë

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit
Politikë

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Next Post
Mjeku pediatër goditet me grushta në spital nga prindërit e një fëmije

Mjeku pediatër goditet me grushta në spital nga prindërit e një fëmije

Si Enver Hoxha pushkatoi shoqen e tij të klasës

Si Enver Hoxha pushkatoi shoqen e tij të klasës

Dështimi i CIA dhe MI6 për të rrëzuar komunizmin

Dështimi i CIA dhe MI6 për të rrëzuar komunizmin







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com