Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

OKB: Refugjatët sirianë, tashmë mbi 5 milionë

9 vjet ago
in Bota

Numri i sirianëve që kanë braktisur vendin pas 6 vitesh lufte civile ka kaluar 5 milionë. Lajmërimi i UNHCR-së, agjencisë së OKB-së për refugjatët, vjen një vit pasi vendet që morën pjesë në një konferencë në Gjenevë premtuan se do të strehojnë 500 mijë refugjatë nga Siria.

Deri tani është bërë vetëm gjysma, ndërsa numri i refugjatëve sirianë shtohet me shpejtësi. Komisioneri i lartë i Refugjatëve, Filipo Grandi tha se duhet bërë ende shumë punë për të strehuar refugjatët dhe për t’u ofruar atyre rrugëdalje të ndryshme.

Sipas tij, për të përballuar këtë sfidë duhen jo vetëm më shumë burime, por gjithashtu duhet përshpejtuar implementimi i angazhimeve të marra, transmeton Top Channel.

Sipas OKB-së, një vit më parë numri i sirianëve që kishin braktisur vendin ishte 4.8 milionë, ndërsa rreth 6.3 milionë të tjerë kanë lëvizur brenda vendit për t’i shpëtuar luftës.

Në vitin 2011, kur nisi lufta civile në Siri, popullsia e vendit ishte rreth 22 milionë. Turqia është vendi që strehon më shumë sirianë, ku me 47 mijë refugjatët që kanë mbërritur aty që prej shkurtit, numri total është rritur në thuajse 3 milionë.

Libani dhe Jordania janë dy vendet e tjera që kanë pritur më shumë sirianë, respektivisht një milion dhe 700 mijë. Shtetet e Bashkuara kanë programin më të madh të strehimit të sirianëve me 64 mijë vende të premtuara dhe, megjithëse administrata “Trump” po përpiqet ta reduktojë këtë numër, sipas OKB-së përpjekjet për strehimin e refugjatëve vazhdojnë.

TË LIDHURA

Bota

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026
Bota

Rusia refuzoi ofertën e Ukrainës, Zelensky: Putini humbi shansin për t’i dhënë fund luftës!

17:57 | 06/06/2026
Bota

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

16:49 | 06/06/2026
Next Post

NATO dhe Rusia shkëmbejnë informacione për lëvizjen e trupave në Evropë

Fantazma e luftës civile në Shkup

Boshkov: Kriza politike po e dëmton biznes-klimën në Maqedoni







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com