Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shqipëria vazhdon të mbulohet nga betoni. Tirana mban kryesimin

8 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria
Shqipëria vazhdon të mbulohet nga betoni. Tirana mban kryesimin

 

Shqipërinë vazhdon ta mbulojë betoni, ndërsa Tirana kryeson kantierin e ndërtimit. Pavarësisht se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj premtoi që nuk do të lejojë të ndërtohet më në kryeqytet, vetëm në tremujorin e katërt të 2016-ës janë dhënë 41 leje ndërtimi në Tiranë, sipas statistikave të publikuara nga INSTAT. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, lejet janë katërfishuar. Në tetor-dhjetor të 2015-ës ishin dhënë vetëm 11 leje.

Sipas Monitor.al, në total, gjatë vitit 2016, në Tiranë janë dhënë gjithsej 106 leje ndërtimi, me një rritje prej 18% në raport me vitin e mëparshëm. Gjatë 2015-ës, u dhanë gjithsej 90 leje ndërtimi në kryeqytet. Nga këto, 64 leje u dhanë në tremujorin e dytë të 2015-ës, para se të zhvilloheshin zgjedhjet bashkiake.

Në gjithë Shqipërinë, në tremujorin e katërt janë dhënë 147 leje. Pas Tiranës, në vend të dytë është Elbasani me 34 leje, ndjekur nga Shkodra me 23 dhe Durrësi me 16.

Sipas INSTAT, numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zë 66,7% të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq, numri i lejeve të miratuara për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele dhe të ngjashme, zyra, tregtare, industriale dhe të tjera) zë 33,3%.

 

Për gjithë vitin 2016, në Shqipëri u dhanë 455 leje. Nga të dhënat e INSTAT rezulton se pothuajse të gjitha bashkitë e kanë lëshuar dorën, teksa rritja, në raport me një vit më pare, është 172%.

Në Elbasan p.sh.: nga 9 leje në 2015-n, një vit më vonë u dhanë 68 të tilla, në Shkodër nga 12 u dhanë 60, për të njëjtën periudhë. Në Durrës, lejet u rritën nga 30 në 49.

Kukësi mban rekord në drejtimin e kundërt, pasi në dy vjet nuk është dhënë asnjë leje.

 

TË LIDHURA

Aktualitet

Opozita nis pushimet, PSD i hap rrugë socialistëve për projektligjin e rëndësishëm

17:05 | 16/06/2025
E rëndë, 54-vjeçari vetëvritet në oborrin e shtëpisë së tij
Aktualitet

E rëndë, 54-vjeçari vetëvritet në oborrin e shtëpisë së tij

16:39 | 16/06/2025
Shpërthen në flakë makina në rrugën “5 Maji”, dyshohet se…
Aktualitet

Shpërthen në flakë makina në rrugën “5 Maji”, dyshohet se…

16:37 | 16/06/2025
Next Post
Parku Arkeologjik i Finiqit “josh” turistët e huaj

Parku Arkeologjik i Finiqit "josh" turistët e huaj

Në Preshevë s’ka punëtorë krahu

Në Preshevë s’ka punëtorë krahu

Talenti 16-vjeçar nga Kurbini, që kërkohet nga  ekipet ndërkombëtare

Talenti 16-vjeçar nga Kurbini, që kërkohet nga ekipet ndërkombëtare

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Aktualitet

Opozita nis pushimet, PSD i hap rrugë socialistëve për projektligjin e rëndësishëm

by mirseda
17:05 | 16/06/2025
0

Me 72 vota pro, Kuvendi miratoi projektligjin e propozuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me nismëtar...

Vllaznia “përplaset” me Bashkinë Shkodër për stadiumin “Loro Boriçi”

Vllaznia “përplaset” me Bashkinë Shkodër për stadiumin “Loro Boriçi”

16:43 | 16/06/2025
E rëndë, 54-vjeçari vetëvritet në oborrin e shtëpisë së tij

E rëndë, 54-vjeçari vetëvritet në oborrin e shtëpisë së tij

16:39 | 16/06/2025
Shpërthen në flakë makina në rrugën “5 Maji”, dyshohet se…

Shpërthen në flakë makina në rrugën “5 Maji”, dyshohet se…

16:37 | 16/06/2025
NISIN SHKOLLAT VERORE! 1 mijë fëmijë pjesë e programit dyjavor

NISIN SHKOLLAT VERORE! 1 mijë fëmijë pjesë e programit dyjavor

14:56 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com