Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

20 orë ago
in Aktualitet, Kryesore

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një vendim që autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare të koordinojë procesin e identifikimit dhe konsolidimit (sqarimit të të drejtave pronësore, pasi pretendohet se aty ka edhe pronë private) të pronës shtetërore për realizimin e projektit të investimit “Hospitality Albania, Vlorë”, i cili do të prekë vilat qeveritare në qytetin bregdetar.

Këto rezidenca qeveritare të trashëguara nga sistemi komunist e të lëna pas dore, do të shndërrohen në rezidenca për turizmin elitar. Studio “Saunders Architecture” dhe studio “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP” janë fitueset e Konkursit Ndërkombëtar “Hospitality Albania”, të cilat do të kenë edhe shtetin partner në investimet që do të realizohen.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se përmes programit ‘Hospitality Albania’, asetet shtetërore shfrytëzohen me qëllim fitimin në bashkëpunim me privatin, por prona shtetërore nuk i transferohet privatit.

“Asetet shtetërore shfrytëzohen me qëllim fitimin në bashkëpunim me privatin, por prona shtetërore nuk i transferohet privatit, por vetëm bashkëpunim menaxhimi. VKM-ja që miratuam i hap rrugën AIC që të diskutojë mbi sipërfaqet e truallit që rrethojnë godinën pasi duke qenë se ka mbivendosje me pronë private, AIC autorizohet që të diskutojë për të qartësuar ku është prona private dhe ajo shtetërore që ti hapet rruga Hospitality Albania”, tha Ibrahimaj.

Sipas vendimit, shteti shqiptar përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare do të marrë përsipër identifikimin, verifikimin dhe konsolidimin e pronave shtetërore me interes për projektin në Vlorë. Procesi do të zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, institucionet shtetërore që administrojnë prona publike, si dhe subjektet private të përfshira në marrëdhëniet e pronësisë.

Vendimi parashikon koordinimin për shkëmbimin e informacionit dhe dokumentacionit të nevojshëm për sqarimin e statusit juridik të pronave, përcaktimin e kufijve dhe sipërfaqeve përkatëse, si dhe regjistrimin e tyre në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Në rastet kur konstatohet mospërputhje mes gjendjes faktike dhe asaj ligjore, Korporata do të ndërmarrë procedurat për konsolidimin e pronave.

Një tjetër detyrë e rëndësishme e Korporatës do të jetë hartimi, në bashkëpunim me skuadrën fituese të konkursit ndërkombëtar publik të 4 qershorit 2025, i konceptit të zhvillimit urban të zonës, ku do të zbatohet projekti “Hospitality Albania, Vlorë”.

Institucionet shtetërore të përfshira në proces do të duhet të vënë në dispozicion informacionin dhe dokumentacionin e kërkuar brenda pesë ditëve nga marrja e kërkesës zyrtare nga Korporata e Investimeve Shqiptare.

Gjithashtu, Korporata dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare janë autorizuar të lidhin brenda 30 ditëve një marrëveshje bashkëpunimi që do të përcaktojë standardet, metodologjinë dhe kushtet e bashkëpunimit për zbatimin e projektit.

Përmes këtij vendimi, qeveria synon të përshpejtojë procedurat e identifikimit dhe organizimit të pronës shtetërore në funksion të zhvillimit të projektit “Hospitality Albania, Vlorë”, i cili konsiderohet një investim me interes për zhvillimin urban dhe turistik të zonës. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Projekti:

Rezidenca qeveritare në Vlorë prej 1644 m² që përdoret nga qeveritarët do të kthehet në një fshat turistik të gdhendur në dru, që do të këtë prioritet turistët e luksit.

Përveç strukturave aktuale, do të ngrihen dy hotele që do të jenë të lidhura me një pishinë, e përreth do të ketë shtëpiza druri 2 katëshe. Ky kompleks i ri s’do jetë vetëm turistik por edhe shëndetësor.

Do të ketë edhe vend për, joga, terapi, meditim dhe klasa arti. I gjithë ndërtimi do të jetë i rrethuar me një unazë rrugore të brendshme, për akses me mjete, biçikleta etj. Ky projekt që u shpall fitues u propozua nga studio “Practica”.

TË LIDHURA

Aktualitet

BBC jehonë protestës për Zvërnecin: Qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:00 | 04/06/2026
Aktualitet

Bardhi për Zvërnecin: Rama të tregojë pronarët fundorë të projektit

17:17 | 04/06/2026
Aktualitet

“Edhe na po çohena!”/ Shkodra Elektronike i bashkohet protestës për Zvërnecin

17:02 | 04/06/2026
Next Post

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Sport

Arbër Hoxhën e donin në Angli, e zbulon trajneri

by mirseda
18:04 | 04/06/2026
0

Arbër Hoxha mbetet një emër shumë i rëndësishëm në merkaton e Europës. Së fundmi, Sergej Jakirovic, trajneri...

BBC jehonë protestës për Zvërnecin: Qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:00 | 04/06/2026

Ndeshja me Luksemburgun, Ramadani: Këto dy miqësore na shërbejnë për të ardhmen

17:57 | 04/06/2026

Probleme për Argjentinën, lojtari në dyshim për Botërorin

17:28 | 04/06/2026

Bardhi për Zvërnecin: Rama të tregojë pronarët fundorë të projektit

17:17 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com