Gjykata e Apelit nuk ka dhënë sot në 3 qershor një vendim për procesin për vrasjen e vogëlushit Martin Cani.
Seanca që u mbajt për të miturin M.P u shty, pa pasur një verdikt.
Shkak për shtyrjen e gjyqit ishte fakti se mungonte një nga anëtarët e trupës gjykuese të Apelit, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci. Kjo bëri të pamundur shpalljen e vendimit.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi në 18 nëntor 2024 në afërsi të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.
I pandehuri M.P. u dënua më datë 9 dhjetor 2025 me 16 vite burg për vrasjen e Canit dhe tentativën e vrasjes së shokut të tij.















