Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Sata në ‘Foltore’: Këta janë servilë e karrieristë, do shembim malin e korruptuar

1 javë ago
in Aktualitet, Kryesore

Artisti i Teatrit të Operës dhe Baletit, Rudi Sata, ka mbajtur fjalën e tij në ‘Foltoren’ e organizuar tek kryeministria. Sata ja shprehur mbështetjen e tij për kreun e Partia Demokratike, Sali Berisha, pas rizgjedhjes së tij në krye të partisë.

Sipas Satës, rizgjedhja e Berishës nuk ishte rastësi, por një vendim i bazuar në atë që ai e cilësoi si ‘moral, dinjitet, konsekuencë dhe forcë’ të liderit demokrat.

Rudi Sata:

Në këtë fjalim modest, normalisht ju e dini që unë nuk mund të rri pa falënderuar dhe pa u përkulur me nderimin më të madh ndaj të gjithë juve që jeni pjesëmarrës këtu, jo vetëm në këtë foltore, por edhe te Rruga e Shpresës dhe në çdo aktivitet politik që Partia Demokratike organizon për të rrëzuar regjimin korruptiv të Edi Ramës.

Ndryshimi i demokratëve, miqtë e mi, nuk është siç bëjnë socialistët që i thonë Edi Ramës ‘Skënderbeu’. Absolutisht jo! Por të vërtetat janë të vërteta. Këta janë sharlatanët që, në emrin e madh të Shqipërisë, shkojnë atje dhe fatkeqësisht e bëjnë Shqipërinë të vogël.

Sepse këta nuk janë për Shqipërinë. Këta janë servilë dhe karrieristë, ‘kolltukofagët’ e Fan Nolit.

Prandaj, miqtë e mi, forca jonë dhe konsekuenca jonë do të jenë këtu, vetëm e vetëm për të rrëzuar këtë regjim që mban emrin Edi Rama. Unë jam këngëtar, jam pjesë e Teatrit të Operës dhe Baletit, dhe le të jemi të sinqertë: artistët gjithmonë flasin hapur. Nuk bëj kalkulime për të ardhur këtu, edhe pse jam në një punë shteti. Kam familje, si të gjithë ju.

Dhe pasojat e patronazhistëve janë të tmerrshme. Ju e dini shumë mirë. Kostot financiare, profesionale dhe personale nga Partia Socialiste janë të rënda. Por motivimi që na jepni ju, miqtë e mi, na bën të vijmë këtu dhe të mos trembemi, jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sorosi dhe banda e Sorosit, që sipas meje duan ta shpopullojnë kombin shqiptar.

Ndaj, ju kam quajtur gjithmonë sovraniteti i këtij vendi, patriotët e kombit shqiptar.

Dhe në mbyllje kam një mesazh për Edi Ramën:

Nëse mendon se je kaq i fortë, sepse ke ngritur një kala të madhe, një mal të madh ku fshihesh dhe mbrohesh, ji i bindur se patriotët, ata që shtëpinë e tyre e kanë fushëbetejën, që vijnë të parët dhe largohen të fundit derisa të realizojnë qëllimin e tyre madhor, do ta shembin malin e korruptuar që ti ke ngritur.

Faleminderit!

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Kontrolle ‘blic’ në burgje, gjenden telefona, alkool e drogë

“Flamuri ynë është vota e lirë”, Berisha: 23 maji ishte shuplakë për Ramën

I shoqëruar nga dhëndri, Balla ironizon Berishën për “Foltoren”: “Erdhën krushqit…”







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com