Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Përballja me Partizanin, sot prova e të rinjve te Vora

2 javë ago
in Sport

Te Vora, nuk ndalet puna. Punohet në të gjitha drejtimet, stafi teknik merret me lojtarët që stërviten rregullisht për ditë, ndërsa drejtuesit po merren me formatimin e skuadrës së ardhshme, ku deri tani janë konfi rmuar zyrtarisht 3 rinovime lojtarësh, Dajan Shehi, Shkëlzen Ruçi dhe Jurgen Vrapi, që kemi bërë me dije ditë më parë si dhe 4 largime si Enis Fazllagiç, Irgi Kasalla, Manfredas Ruzgis dhe Xhuljo Tabaku.

PAS RUZGIS IKËN DHE TABAKU – Ishte 1 korriku i vitit 2023, kur Xhuljo Tabaku ju afrua Vorës pas largimit nga Korabi, duke vijuar bashkëpunimin me klubin vorak deri më sot. Gjatë rrugëtimit të tij 3 vjeçar, duke qenë tepër i suksesshëm në tre sezonet e fundit (2023-24, 2024- 25 dhe 2025-26) edhe si kapiteni i skuadrës që e ngjiti Vorën në elitë, duke marrë dhe një trofe me Vorën, atë të kategorisë së parë. Largimi tij është bërë i ditur nga vetë klubi vorak, të cilin e falënderon për kontributet e dhënë në tre sezonet e fundit, duke njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me ish-kapitenin.

“Xhuljo ka qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tonë, duke kontribuar me përkushtim, sakrifi cë dhe shpirt luftarak që nga koha në Kategorinë e Parë e deri te ngjitja historike në Superiore. Ai ka dhënë gjithmonë maksimumin në fushë, duke mbrojtur me krenari fanellën e Vorës dhe duke qenë shembull për grupin me karakterin dhe profesionalizmin e tij. Të falënderojmë për gjithçka dhe të urojmë shume suksese ne vazhdim të karrierës”, shkruante klubi.

Gjatë këtij sezoni, Xhuljo Tabaku, që funksional ka pasur gjithmonë rolin e mesfushorit shkatërrues para mbrojtjes, zhvilloi 21 ndeshje, shënoi një gol me vlerë një pike atë kundër Teutës në Durrës dhe dha një asist. Këtë herë në përfundimin e kontratës, 30-vjeçari kryeqytetas, nuk arriti të rinovonte më tej. Ai ishte shok i ngushtë që në Gjermani, me lituanezin Manfredas Ruzgis, në kohën kur ai luante për ligat e ulëta gjermane si Ëuperstaler SV, SC Uiedenbruck, TuS Erndtebruck, pasi jetonte në Gjermani për afro 9 vite, me familjen e tij, që kur ishte ende fëmijë (2014-2023). Aty ishte dhe njohja e tij e parë, me lituanezin Manfredas Ruzgis dhe u bë shkak për ardhjen e tij te Vora në sezonin 2024- 25, ku Vora u ngjit nga Kategoria e Parë në Superiore dhe 24 golat e tij, arritën suksesin e kësaj skuadre. Pas largimit të tij, tashmë është larguar edhe Xhuljo Tabaku.

MIQËSORJA ME PARTIZANIN – Vora sot do të zhvillojë një test miqësor me Partizanin në stadiumin e Vorës në ora 17:00. Kjo ndeshje do të ketë më shumë vlera provash për të rinjtë, që priten të bëhen pjesë përbërëse e ekipit të parë, nga të dy trajnerët e skuadrave. Kujtojmë se Vora e Partizani janë përballur me njëra tjetrën, 4 herë gjatë këtij sezoni, që u mbyll duke ndarë pikët në mënyrë të barabartë me njëra-tjetrën, një fi tore 1-0, ka marrë Vora gjatë fazës së tretë dhe një fi tore po 1-0, ka marrë Partizani në fazën e parë, ndërsa dy fazat e tjera ndeshjet janë mbyllur në barazim 0-0 dhe 2-2. Edhe pse nuk e ka vlerën e një ndeshje zyrtare, kjo që do të luhet sot, qëllimet e saj nuk mungojnë, pasi të dyja skuadrat do të testojnë lojtarët që kanë në dispozicion, por njëkohësisht meqë stërvitje do vijojnë deri në fund të këtij muaji, lojtarë do të heqin dhe rutinën e përditshme të seancave stërvitore.

TË LIDHURA

Sport

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026
Sport

Mesfushori i Interit bën bilancin: Fituam dy trofe. E ardhmja? Respektoj kontratën

18:39 | 04/06/2026
Sport

Kupa e Botës 2026 thyen çdo rekord, risitë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm

18:26 | 04/06/2026
Next Post

“Na qëlluan dhe na rrahën”, Goxhaj rrëfen dhunën në Flotiljen Globale nga izraelitët

Ndërron jetë pas katër muajsh në spital marokeni i qëlluar nga vëllezërit shqiptarë në Itali

Ambasadorët e BE miratojnë draftin e EUCP, konfirmohet data e Konferencës Ndërqeveritare







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com