Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Mbi 2 mijë biznese të reja në prill, dominon kryeqyteti

3 javë ago
in Aktualitet, Ekonomi

Numri i bizneseve të reja dhe aplikimeve në regjistrat e administruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka shënuar rritje gjatë muajit prill 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajin prill 2026 u regjistruan 2009 subjekte të reja, nga 1793 që ishin regjistruar në prill 2025, duke reflektuar një rritje prej 12%. Ndërkohë, numri total i aplikimeve në regjistra arriti në 14 615, nga 13 873 aplikime në prill të vitit të kaluar, ose 5.35% më shumë.
Rritja e regjistrimeve të reja është mbështetur kryesisht nga Tirana, e cila vijon të mbajë peshën kryesore të aktivitetit ekonomik me 1 026 subjekte të regjistruara vetëm në një muaj. Pas saj renditen Vlora me 260 regjistrime dhe Durrësi me 225.

Sipas të dhënave të Regjistrit Tregtar, bizneset me kapital 100% shqiptar vijojnë të dominojnë tregun, me 1762 subjekte të regjistruara në prill 2026, ndërsa 212 subjekte rezultojnë me kapital tërësisht të huaj dhe 32 me kapital të përbashkët shqiptar dhe të huaj.

Pjesa më e madhe e regjistrimeve të reja i përket kategorisë “Person fizik”, me 1534 regjistrime, ndërsa janë regjistruar edhe 469 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Sektorët me aktivitetin më të lartë gjatë muajit prill 2026 kanë qenë tregtia me shumicë dhe pakicë, me 479 regjistrime, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 341 subjekte, si edhe shërbimet administrative e mbështetëse me 151 regjistrime. Aktivitet të konsiderueshëm kanë shfaqur gjithashtu ndërtimi, informacioni dhe komunikacioni, transporti dhe magazinimi, si edhe pasuritë e paluajtshme.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gjatë muajit prill 2026 janë regjistruar 629 subjekte të administruara nga gra. Në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve janë regjistruar 201 leje dhe licenca gjatë muajit prill. Prej tyre, 34 kanë qenë leje, kryesisht për mjedisin dhe peshkimin, ndërsa 167 kanë qenë licenca të lidhura me shërbime mjekësore, agjenci udhëtimi, operatorë turistikë, tregti ushqimore, farmaci dhe transport ndërkombëtar.

Ndërkohë, në Regjistrin e Pronarëve Përfitues janë regjistruar 496 subjekte gjatë muajit prill 2026, ku dominojnë shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar me 466 regjistrime.

Sipas raportit, numri i aplikimeve të ardhura në regjistra gjatë muajit prill 2026 arriti në 12 491 për Regjistrin Tregtar, 1 196 për Regjistrin e Lejeve dhe Licencave dhe 928 për Regjistrin e Pronarëve Përfitues.

TË LIDHURA

Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026
Aktualitet

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026
Aktualitet

“Taulant jeni bashkë me Saliun tani, ju ka dalë boja”, Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut

14:42 | 04/06/2026
Next Post

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

“Më jep 45 mijë € të të çoj në SHBA”/ Trafikonin shtetas drejt SHBA dhe Kanadasë ,GJKKO dënon grupin

Rrëzohet kërkesa për interpelancë me kryeministrin Rama.Balliu: Mungesa e tij, e pajustifikueshme







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

by mirseda
15:12 | 04/06/2026
0

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësim për praktikën e vendosjes së të pandehurve në kafaze të...

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026

Gjermania jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Portugalia e Austria sigurojnë vendet evropiane

14:55 | 04/06/2026

“Taulant jeni bashkë me Saliun tani, ju ka dalë boja”, Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut

14:42 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com