Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Babai i Noizyt në GJKKO: Nuk e di kush e sulmoi lokalin. Kleviol Ahmeti ka pasur fërkime me djalin

3 javë ago
in Aktualitet

Në Gjykatën e Posaçme, po zhvillohet seanca e radhës ndaj bandës së Laert Haxhiut, ku dëshmitar është babai i reperit të njohur, Noizy, Bashkim Rajku.
Ai ka rrëfyer se në momentin e ngjarjes ka qenë në banesë dhe ka dëgjuar zhurmën nga sulmi ndaj lokalit që ndodhej në të njëjtin objekt. “Kur ka ndodhur ngjarja kemi qenë në gjumë. Zbritëm dhe pamë xhamat e thyer, gjithçka e shkatërruar”, tha Rajku, duke shtuar se nuk kishte dijeni për autorët dhe se nuk kishte konflikte të mëparshme me askënd.

Ai u pyet gjithashtu nga prokurori për emrin e Kleviol Ahmetit, për të cilin pranoi se ka pasur “fërkime” me djalin e tij për çështje xhelozie në muzikë, por mohoi të ketë pasur përplasje fizike.
Në të njëjtën seancë ka dëshmuar edhe Juxhin Kajdo, i cili ishte dëshmitar okular në atentatin ndaj Kujtim Metës në Lushnjë. Ai përshkroi momentin e sulmit, duke thënë se një person i maskuar iu afrua viktimës dhe u dëgjuan të shtëna.

Pjesë nga diskutimet në sallë

Bashkim Rajku: ngjarja ka ndodhur para 4 vitesh në 2022. Unë në ato momente kam qenë në gjumë. Kemi gjetur lokalin të shkatërruar. Banesën e kam në të njëjtin objekt, e kemi dëgjuar zhurmën. Kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i mbyllur lokali. Administratorja e dyqanit të rrobave është vajza ime, nuk ka qenë aty. Djali im është muzikant. Kur ka ndodhur ngjarja nuk e mbaj mend ku ka qenë. Djali jeton në banesë tjetër, aty afër, në të njëjtin pallat. Zbritëm kur dëgjuam zhurmën. Kur zbrita poshtë, nuk e di nëse ka zbritur njeri tjetër. Pashë xhamat e thyer, prishur gjithçka. Lokali 100 metër katror, në kat të parë të pallatit. Roje s’ka pasur. Ne nuk dimë asgjë me çfarë lidhej ngjarja. Nuk e njoh as nuk e di autorin. S’kemi pasur probleme me askënd. Djali artist është, ku di gjë unë… Konflikt të madh nuk kemi, por çështje xhelozie…

Prokurori: E ke dëgjuar një Kleviol Ahmeti?

Bashkim Rajku: Ka pasur fërkime, çështje xhelozie me djalin tim. Më duket se nga Lushnja është.

Prokurori: Kur thoni xhelozi, për çfarë?

Rajku: Për punë muzike, edhe ai është këngëtar. Nuk di të ketë pasur konflikt fizik mes tyre.

Juxhin Kajdo, dëshmitar okular në tentativën e vrasjes së Kujtim Metës në prill 2022 në Lushnjë, dëshmoi të mërkurën në gjyqin ndaj të akuzuarve si anëtarë të një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Autorësinë e atentatit e ka pranuar i penduari i drejtësisë në këtë proces, Artan Tafani, i cili ka pretenduar se ngjarja ishte porosi e Haxhiut.

Dëshmitari Juxhin Kajdo: Kujtim Metën e njoh. E kemi komshi në Lushnjë. Ditën që ka ndodhur atentati ndaj tij, isha duke pirë kafe me tim vëlla. Aty erdhi një person i maskuar, me kapele me syze. Dëgjuam krisma. Unë u fsheha poshtë tavolinës. Pastaj një person aty po thoshte “ndihmë, ndihmë!”. E mora unë bashkë me pronarin e lokalit dhe e çuam në spital. Kujtimi erdhi në lokal 15 minuta pasi isha ulur unë. U ul 2-3 tavolina më larg. U përshëndetëm dhe vazhdova kafen me vëllain. Nuk mbaj mend karakteristika të tjera të atij personi të maskuar. Ai erdhi, iu afrua Metës. Nuk di të them 1 a 2 metra larg. Kur dëgjuam krisma unë u ula poshtë, ndërsa vëllai vrapoi jashtë. Pastaj dola edhe unë jashtë. Unë kisha traumë. Vëllai ka qenë shumë keq pas ngjarjes. Tek lokali kam shkuar pas 1 muaj e gjysmë, se pata traumë me vëllain. Laert Haxhiun e kam dëgjuar vetëm si emër, si lushnjar, kaq. Ne dolëm gjatë krismave, pasi ai e ndoqi nga mbrapa.

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Berisha: Integrimi në BE, i padëshirueshëm për qeverinë

Me kërkesë të Prokurorisë Sarandë, sekuestrohet sipërfaqja pa leje e një hoteli

Një dekadë nga pranimi i FFK në FIFA, datë historike për futbollin e Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Rikthehet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi

09:16 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com