pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisholiganbethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetsuperbetingrandpashabetjojobetkingroyaldeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinobetzulamatadorbetpashagamingdoedacasibomtürk pornocasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetgrandpashabetmarsbahisimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetdoedasuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetcasibomtaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetiptv satın alromabetGrandpashabetcasibomkingroyaljojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetcio
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Mbipopullimi në burgje/ Drejtori i Policisë së Burgjeve: Vështirësi dhe sfidë për sigurinë në IEVP

2 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore

Në burgjet shqiptare, numri i të paraburgosurve ka kaluar tashmë atë të të dënuarve. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht 1927 persona vuajnë dënimin, ndërsa 2388 të tjerë mbahen në paraburgim, në pritje të një vendimi përfundimtar të drejtësisë.

Një situatë që po sjell mbingarkesë në sistemin penitenciar dhe probleme të shtuara sigurie.

Në këtë realitet, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë rishikuar vendimin unifikues të vitit 2011 për masën “arrest në burg”, duke kërkuar që kjo masë të përdoret vetëm në raste përjashtimore dhe gjykatat të argumentojnë pse masat më të lehta nuk janë të mjaftueshme.

“Këtë dua ta lidh me problemin e sigurisë, situatën e paraburgimit. Një i burgosur në paraburgim, prezumohet i pafajshëm deri kur të marrë një vendim të formës së prerë Gjykata. Në këto kushte ne nuk mund ta trajtojmë këtë të paraburgosur as në burgjet e sigurisë së lartë, as në ato nënndarjet që i kemi sipas riskut të të burgosurve. Pra trajtohen të gjithë njëlloj dhe nuk mund të trajtohen në burgjet e sigurisë së lartë. Kjo na sjell shqetësime faktikisht. Një pjesë e atyre që ne i kemi në paraburgim, por që na rrinë me kohë të gjatë, ka vështirësi më menaxhimin e këtyre personave. Një pjesë janë të botës së krimit që akuzohen për shumë vepra penale të rënda dhe kjo na krijon problem. Pastaj problem tjetër është, që burgjet që kemi vetëm me paraburgim, sidomos Tiranën, sepse shumica këtu janë të përqendruar, edhe sipas juridiksionit gjyqësor i ka Tirana, detyrohemi, duke pasur vetëm dy burgje, që t’i shpërndajmë nëpër burgjet e tjera. Kjo sjell shumë vështirësi, sepse ata kanë procese hetimore, procese gjyqësore, që t’i sjellim nga burgjet e largëta në juridiksionin ku zhvillohet gjyqi i tyre. Rrezik real edhe për arratisje, rrezik real edhe për të burgosurit, sepse mund të ketë grupe që mund të hakmerren për ta, rrezik real edhe për stafin e shoqërimit. Realisht këta sjellin probleme. Unë e lidha me sigurinë, por këtu futet edhe mbipopullimi. Ne kemi vetëm dy burgje në Tiranë, që edhe 4 burgje, me atë kapacitet që kemi ne në Tiranë, do të ishin të pamjaftueshme për të përballuar paraburgimin”, u shpreh drejtori i Policisë së Burgjeve.

Por përveç sigurisë, vëmendje ka marrë edhe gjendja në burgje, pas paraqitjes së ish-kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta, në një seancë gjyqësore disa ditë më parë, ku ai u shfaq dukshëm i rënduar fizikisht.

Drejtori i Policisë së Burgjeve thotë se izolimi dhe paraburgimi ndikojnë tek shumë persona, ndërsa sistemi përpiqet të ofrojë mbështetje psikologjike dhe mjekësore.

“Çdo e drejtë dhe detyrim i të paraburgosurve është e përcaktuar në rregullore. Janë përcaktuar takimet, telefonatat, ajrimet, aktivitetet dhe gjithçka tjetër. Por në shumë raste varet edhe se sa dëshirë ka të aktivizohet vetë i paraburgosuri. Nuk po flas për rastin konkret, këtu po flas në përgjithësi. Ne mundohemi të jemi korrekt, t’ju krijojmë sa më shumë lidhje me familjet, sa më pak stres. Sa më pak stres të burgosurit, aq më pak edhe punonjësit e policisë. Edhe punonjësit e policisë, midis asaj që duhet të zbatojnë ligjin dhe të respektojnë të drejtat e të burgosurve, është një vijë shumë e hollë dhe duhet ta ndajnë të gjithë, që nga punonjësi i thjeshtë dhe i gjithë stafi që punon në burg. Burgu, duke qenë izolim, kufizim i lëvizjes, i lirisë, sjell edhe shqetësime tek disa njerëz. Ne kemi shumë njerëz që trajtohen me psikologë, me mjekë, por edhe që marrin ilaçe të shëndetit mendor. Është një staf i tërë që merret me këta njerëz, me juristë. Burgu ka një staf multidisiplinar”, shtoi ai.

Mes mbipopullimit, sfidave të sigurisë dhe debateve për kushtet e trajtimit, sistemi penitenciar shqiptar mbetet përballë një presioni në rritje, ndërsa institucionet kërkojnë zgjidhje për të shmangur thellimin e krizës në burgje.

TË LIDHURA

Aktualitet

Moti i keq godet Kukësin, stuhi dhe rrëshqitje dherash vështirësojnë qarkullimin

19:11 | 16/07/2026
Aktualitet

Panik në fluturimin e Ryanair: Pasagjerë të lënduar nga turbulencat e rënda

18:31 | 16/07/2026
Aktualitet

Makina del nga rruga në Elbasan-Librazhd, drejtuesi në gjendje të rëndë

18:22 | 16/07/2026
Next Post

Teherani mohon raportet: Nuk ka të zhdukur pas sulmeve të atribuuara SHBA-së në Gjirin Persik

“Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë”, AKU: Po testohen uji dhe higjiena e ambienteve

Trump kritik me Italinë: Nuk ishte aty kur kishim nevojë, unë isha gjithmonë mbështetje për ta







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Aktualitet

Moti i keq godet Kukësin, stuhi dhe rrëshqitje dherash vështirësojnë qarkullimin

by mirseda
19:11 | 16/07/2026
0

Qarku i Kukësit është përfshirë këtë pasdite nga moti i keq, i shoqëruar me shtrëngata shiu dhe...

Administrata e Trump shtrëngon rregullat e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj!

18:33 | 16/07/2026

Panik në fluturimin e Ryanair: Pasagjerë të lënduar nga turbulencat e rënda

18:31 | 16/07/2026

Makina del nga rruga në Elbasan-Librazhd, drejtuesi në gjendje të rëndë

18:22 | 16/07/2026

Ndihmoi një të arrestuar të mos ekstradohej drejt Gjermanisë, arrestohet polici 32-vjeçar në Dibër

18:13 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com