Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

FOREPORTAZH/ Dy të rinjtë që humbën jetën në Greqi dhe hakmarrja e një babai

4 javë ago
in Aktualitet, Bota, Kryesore

FOROREPORTAZH/ Kush ishin 2 djemtë që humbën jetën në Greqi dhe si i riu e priste hakmarrjen e babait për të birin

Ngjarja që ndodhi dje në ishullin grek të Kretës ishte një hakmarrje e paralajmëruar e një babai që pasi humbi të birin, për dy vjet e gjysmë nuk mendonte për asgjë tjetër, por vetëm që ti merrte jetën edhe djalit që ishte përfshirë në aksident.

Historia nis në 20 tetor 2023 kur në Iraklio të Kretës, Jorgo Parasiri, 17 vjeç, gjendej me shokun e tij 18 vjeçar Nikita Gemistos në një makinë duke udhëtuar. Në një moment Nikita humb kontrollin e mjetit dhe përplasen me një shtyllë. Jorgo që ndodhej në sediljen e parme të pasagjerit, u plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Atje jetoi deri më 8 nëntor 2023 kur u nda nga jeta.

Që nga momenti i aksidentit, babai i Jorgos, 54 vjeçari Kosta Parasiri, ishte i zemëruar me Nikitën dhe e bënte përgjegjës për të birin që u shua.

Jeta e Kostës dhe të shoqes, u përqendrua vetëm tek dhimbja për humbjen e djalit të vetëm. Pak muaj më vonë ata financuar një stacion urban ku apelohej për kujdes në udhëtim.

Por as kjo nuk e qetësoi shpirtin e trazuar të Kostës. Ai mendonte vetëm për hakmarrje. Donte patjetër që Nikita të paguante për vdekjen e të birit.

E ndërsa Nikita nisi punë si kamerier në një bar kafe në Amoudara, Gazi, Kosta e përndiqte dhe të paktën një herë u përball me të dhe e qëlloi me pistoletë pa e dëmtuar.

Mediat greke që citon noa.al raportojnë se Nikita kishte paralajmëruar vazhdimisht autoritetet për rrezikun ndaj jetës së tij. Familjarët e 21-vjeçarit kishin bërë katër kallëzime në polici, pasi 54-vjeçari ishte sjellë disa herë në mënyrë kërcënuese ndaj tij.

Madje, gjatë Krishtlindjeve të vitit 2024, autori ishte akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj të riut. Në atë rast, Nikitas kishte deklaruar se, teksa po kthehej në shtëpinë e tij në Gazi pas një nate jashtë, ishte goditur nga pas me shkop në këmbë dhe më pas ishte konfliktuar me 54-vjeçarin, i cili dyshohet se e kishte qëlluar me armë në bark. Vetë i riu nuk kishte identifikuar autorin para policisë, ndërsa motra e tij kishte deklaruar se bëhej fjalë për babain e Giorgos Parasyris.

Dita fatale e vendetës

Por këtë të martë 5 maj duket se ishte më i organizuar. Bashkë me të shoqen, Kosta ndoqi me makinën e tij të zezë Nikitën që ndodhej në këtë makinë të kuqe që shikoni në foto.

Krimi ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të Ammoudarës, para dhjetëra dëshmitarëve. Sipas informacioneve të para, gjithçka nisi me përplasjen e qëllimshme të automjeteve.

Dy makinat u përballën në bulevardin Andrea Papandreou, ku autori, me një automjet të zi, i preu rrugën makinës së kuqe të 21-vjeçarit. Pas një debati të shkurtër, situata doli jashtë kontrollit kur 54-vjeçari nxori armën që shikoni në foton.

Nikita tentoi të shpëtonte duke hyrë në një hotel aty pranë, por autori e ndoqi dhe hapi zjarr ndaj tij. Pas disa të shtënave, 21-vjeçari mori plagë fatale dhe u rrëzua në rrugë, ku sipas dëshmive iu dha edhe goditja përfundimtare duke vdekur.

Menjëherë më pas, Kosta iku me të shoqen dhe e la atë në shtëpi. Pak minuta më vonë, u vetëdorëzua në Komisariatin e Maleviziut dhe më pas u transferua në Drejtorinë e Policisë së Heraklionit.

Pas arrestimit të Kostas Parasyris, policia greke arrestoi edhe bashkëshorten e tij për bashkëpunim në krim. Sipas informacioneve, ajo ndodhej në makinë me autorin në momentin e vrasjes.

Në foro shikoni çiftin Parasyris

Hetimet po vazhdojnë me analizimin e kamerave të sigurisë dhe dëshmive të personave që ndodheshin në vendngjarje.

Aksidenti fatal që ndezi hakmarrjen

Tre vite më parë, Nikitas dhe Giorgos Parasyris udhëtonin bashkë me makinë kur automjeti doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi dhe barrierën ndarëse. Giorgos mbeti i bllokuar në mjet dhe pësoi dëmtime shumë të rënda në kokë.

17-vjeçari luftoi për 19 ditë në repartin e terapisë intensive të spitalit Venizelio, por humbi jetën, duke lënë pas një familje të shkatërruar.

Sipas mediave greke, tragjedia kishte një simbolikë të rëndë për familjen Parasyris, pasi në të njëjtën shtyllë ndriçimi kishte humbur jetën edhe kushëriri i Giorgos, Haris, në vitin 2019.

Gjatë viteve që pasuan aksidentin, 54-vjeçari nuk arriti ta pranonte humbjen e djalit të tij dhe, sipas autoriteteve, kishte kërcënuar disa herë me armë të riun që konsideronte përgjegjës për tragjedinë.

TË LIDHURA

Aktualitet

Bordi i Transparencën ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:30 | 04/06/2026
Aktualitet

“Ku fillon drejtësia?” Gogu: Jo në sallën e gjyqit, por në Shkollën e Magjistraturës

12:50 | 04/06/2026
Bota

Trump dhe tarifat e reja ndaj 60 vendeve për “punën e detyruar”

12:45 | 04/06/2026
Next Post

Zbulohet lokali ku shitej kokainë dhe organizoheshin lojëra fati në Shkodër, arrestohet pronari

Meta për Servet Pëllumbin: Kënaqësi të bashkëpunoja me të gjatë tranzicionit!

Bejko: Salianji e mund Berishën në shumë zona të vendit!







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Bordi i Transparencën ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

by mirseda
13:30 | 04/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve. Çmimi i shitjes me pakicë i naftës është...

“Ku fillon drejtësia?” Gogu: Jo në sallën e gjyqit, por në Shkollën e Magjistraturës

12:50 | 04/06/2026

Trump dhe tarifat e reja ndaj 60 vendeve për “punën e detyruar”

12:45 | 04/06/2026

Dosja Revanshi/ Sa vite burg kërkoi SPAK për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

12:22 | 04/06/2026

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç

12:13 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com