Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

ILD–Ministria e Drejtësisë marrëveshje për statistikat e drejtësisë

1 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nënshkroi sot me Ministrinë e Drejtësisë një marrëveshje për harmonizimin, zbatimin dhe publikimin e të dhënave statistikore kombëtare të sistemit të drejtësisë.

Në një ceremoni të veçantë, marrëveshja u nënshkrua në emër të institucioneve përkatëse nga Artur Metani dhe Toni Gogu. Ajo synon të krijojë një kuadër bashkëpunimi ndërinstitucional dhe të rregullojë proceset e mbledhjes, përpunimit, raportimit dhe publikimit të të dhënave statistikore të sistemit të drejtësisë, në përputhje me metodologjinë e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) dhe legjislacionin kombëtar në fuqi.

Në fjalën e tij, Metani theksoi se ndërtimi i një sistemi me të dhëna statistikore të sakta dhe të aksesueshme i shërben jo vetëm matjes së performancës dhe efikasitetit të gjykatave dhe prokurorive, por është gjithashtu thelbësor për rritjen e transparencës, forcimin e llogaridhënies dhe identifikimin e nevojave për përmirësim të vazhdueshëm në funksionimin e sistemit të drejtësisë. “Vetëm nëse arrijmë të krijojmë të realizojmë një fotografim të plotë dhe të saktë të gjendjes të sistemit të drejtësisë (lidhur me kohën mesatare që i nevojitet një magjistrati për shqyrtimin gjyqësor, ecurinë dhe përfundimin e çështjeve të prapambetura në gjykata, ngarkesën e tyre) mund të arrijmë të evidentojmë masa konkrete, vlerësime të sakta dhe strategji efektive të cilat përmbushin qëllimin për rritjen e cilësisë edhe efiçencën e sistemit të drejtësisë.“, tha Metani.

Nga ana tjetër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nënvizoi edhe ndikimin e statistikave tek vetë proceset e punës së institucionit që drejton.

“Statistikat e sistemit të drejtësisë kanë një impakt të të rëndësishëm dhe në planifikimin e inspektimeve tematike të cilat prekin problematikat më thelbësore të sistemit të drejtësisë duke rritur efektivitetin e rekomandimeve. Qartësia, kuptueshmëria dhe saktësia e të dhënave statistikore kontribuon edhe në vlerësimin e ndikimit të inspektimeve tematike dhe institucionale të përfunduara. Duke krahasuar statistikat e sistemit të drejtësisë para dhe pas çdo inspektimi, mund të vlerësohet më efektivisht impakti i rekomandimeve në përmirësimin e efiçencës së sistemit të drejtësisë si dhe besimi i publikut në këtë sistem. Në këtë kuptim, është e domosdoshme që të sigurohet standardizimi i mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave, si dhe ndërtimi i sistemeve të integruara që garantojnë transparencë, gjurmueshmëri dhe akses të kontrolluar në informacion. Vetëm përmes një infrastrukture të tillë mund të arrihet që të dhënat statistikore të shndërrohen në një instrument real vendimmarrjeje, i cili mbështet një vlerësim të drejtë dhe të mbështetur në të dhëna të sakta. Njëkohësisht, ky proces nuk mund të kuptohet i shkëputur nga infrastruktura, kushtet materiale dhe funksionale në të cilat ushtrohet veprimtaria e gjykatave dhe zyrave të prokurorisë. Për këtë arsye, përmirësimi i infrastrukturës dhe i sistemeve të gjykatave dhe prokurorive përbën një komponent thelbësor, i cili ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin e punës, në cilësinë e të dhënave.“

Në praninë e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato, marrëveshje të ngjashme u nënshkruan sot me Ministrinë e Drejtësisë edhe nga institucione të tjera të sistemit të drejtësisë, si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Shkolla e Magjistraturës.

Këto marrëveshje janë pjesë e Agjendës Kombëtare të Reformave dhe lidhen drejtpërdrejt me objektivin për rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë në të gjitha nivelet. Ato kontribuojnë në mënyrë konkrete në procesin e integrimit evropian, duke garantuar të dhëna të krahasueshme dhe të besueshme për raportimet ndaj Komisionit Evropian.

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Konjufca dhe deputetja e VV tërhiqen nga kandidatura për president

Berisha foltore përpara Kryeministrisë

Aksident i frikshëm në Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Rikthehet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi

09:16 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com