pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuandinamobetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetcasinowonkavbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Vuçiç bisedon me ambasadorin amerikan në NATO për sigurinë rajonale

2 muaj ago
in Bota

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, më 22 prill, me të cilin ka biseduar për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Vuçiç tha se kanë biseduar për çështjet më të rëndësishme të sigurisë dhe politike në rajon, për pozicionin e Serbisë në rrethanat komplekse gjeopolitike, si dhe për nevojën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Më herët, më 22 prill, gjatë vizitës në një qendër për çminim afër Beogradit, ambasadori amerikan në NATO deklaroi se bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë në pastrimin e minave të mbetura do të mbetet “prioritet i përbashkët”, raporton agjencia Beta.

Whitaker tha se SHBA që nga viti 2008 bashkëpunon ngushtë me Serbinë në heqjen e minave dhe pastrimin e municionit thërrmues në zonat civile, duke e cilësuar Qendrën për Çminim si “partnere të shkëlqyer” në këto përpjekje.

Ai shtoi se në vitin 2025 është arritur një “pikë e rëndësishme kthese” me heqjen e municionit të mbetur thërrmues në zonat civile, dhe se tani fokusi është në pastrimin i minave të fundit.

“Ky bashkëpunim shpëton jetë dhe do të mbetet prioritet i përbashkët i vendeve tona”, tha Whitaker.

Ai shtoi gjithashtu se SHBA kanë investuar më shumë se 28 milionë dollarë në këto aktivitete, si dhe se aktualisht po punohet për sigurimin e edhe 1.5 milion dollarëve shtesë për projekte të çminimit në Serbi.

“Këto përpjekje të rëndësishme pasqyrojnë forcën e marrëdhënieve tona bilaterale dhe hapin një epokë të re në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-ve, të fokusuar në të ardhmen”, tha ai.

Takimi me Vuçiç vjen një ditë pasi Whitaker qëndroi në Kosovë, ku zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash.

Whitaker i kërkon Serbisë që të bashkëpunojë me SHBA-në dhe NATO-n për sigurinë

Ndërkaq, në një shkrim autorial të publikuar në median serbe, Politika, Whitaker, tha se zgjedhja që ka më shumë kuptim për Serbinë është “bashkëpunimi më i ngushtë me SHBA-në dhe NATO-n” në fushën e sigurisë.

“Paqëndrueshmëria është rreziku më i madh për sigurinë në Ballkan. Çështjet e pazgjidhura mes fqinjëve dhe ndjeshmëria ndaj ndikimit të forcave të dëmshme të jashtme janë një kombinim i rrezikshëm. Marrëdhëniet e mira me vendet fqinje, integrimi në sistemet evropiane të sigurisë dhe një mënyrë të menduari e orientuar drejt së ardhmes janë mbrojtja më e mirë ndaj këtyre dobësive. Dhe, ajo që kanë të përbashkët Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Serbia është interesi kyç për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkroi Whitaker, transmeton agjencia Beta.

Duke përmendur një stërvitje të përbashkët mes Serbisë dhe NATO-s që do të mbahet në të ardhmen, ambasadori amerikan në shkrimin autorial tha se ky është një moment “për një kapitull të ri në raportet tona”, që duhet të fokusohet “në të ardhmen e jo në të kaluarën”.

“Bashkëpunimi i mbrojtjes dhe sigurisë me partnerë të pasigurt krijon varësi strategjike afatgjata nga të cilat është e vështirë të çlirohesh. Për më tepër, blerja e teknologjisë së mbrojtjes që nuk është në përputhje operacionale me sistemet evropiane ose amerikane, dhe që është gjithashtu e cilësisë më të ulët, e ndërlikon bashkëpunimin e ardhshëm dhe krijon pengesa të panevojshme për rritjen e ardhshme të gatishmërisë ushtarake të Serbisë”, shkroi Whitaker në tekstin autorial të titulluar “Krah për krah, një kapitull i ri për SHBA-të dhe Serbinë”.

Në muajin mars, Serbia njoftoi për blerjen e raketave balistike supersonike nga Kina për forcën e tij ajrore.

Kështu, ajo u bë fuqia e parë në Evropë e pajisur me raketa ajër-tokë CM-400AKG, të cilat kanë rreze veprimi prej qindra kilometrash.

Vuçiç po ashtu ka paralajmëruar për blerjen e armatimeve të reja. Serbia ka në arsenalin e vet edhe armë nga Perëndimi, si avionë Rafale, por edhe nga Rusia, si MiG-29./REL

TË LIDHURA

Bota

OBSH: Të hartohen plane të posaçme ndaj valës së të nxehtit ekstrem

16:51 | 12/06/2026
Bota

Kaos para ndeshje hapëse të Botërorit, tentuan të futeshin në stadium pa biletë

11:16 | 12/06/2026
Bota

Europa ndryshon rregullat për emigrantët, çfarë parashikon pakti i ri?

10:49 | 12/06/2026
Next Post

Irani kundër bllokadës detare të vendosur nga SHBA: Armëpushimi nuk ka kuptim nëse...

Leksione për Ramën nga Athina

Itali/ Trafikuan 60 kg kokainë me vlerë mbi 4 mln euro, arrestohen 2 shqiptarët dhe italiani







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama protestuesve: “Cili është djalli që po tenton të hyjë mes nesh?”

by mirseda
19:46 | 12/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat dhe teoritë që lidhin projektin e Zvërnecit me interesa të huaja,...

Aktivistja: Nëse SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, do rrethojmë Kuvendin. Duhet të fitojmë!

19:40 | 12/06/2026

Rama: Shqiptarët s’janë “mish për top” kundër Trumpit

19:28 | 12/06/2026

35-vjetori i themelimit të PS, kryebashkiaku Veliaj: Gëzuar ditëlindjen familjes socialiste

19:22 | 12/06/2026

SPAK njoftim zyrtar, zbulohet lista e pasurive të sekuestruara, 336 llogari bankare dhe 18 vila

19:20 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com