pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuangrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinholiganbet girişbetplaynesinecasino girişholiganbetmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişholiganbet güncel girişnesicasino güncel girişimajbet girişimajbetgrandpashabetholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetjojobetholiganbetgrandpashabethititbetbahiscombettiltsuperbetinpusulabetmatbetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Thirrja e Ramës në gjykatë, Berisha e sfidon: Hajde nëse ta mban, të pres në debat

2 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore

Kryetari i PD-së Sali Berisha në fjalën e tij sot më 17 prill përpara demokratëve në protestë tha se Partia demokratike është shpresa e vetme për Shqipërinë.

Kryedemokrati deklaroi se çmimi i naftës në vendin tonë ka taksat më të lartat në botë.

“Kjo qeveri është e korruptuar deri në palcë. Ne kemi zhvilluar protestat më të jashtëzakonshme qytetare. Mijëra të rinj u përballën me regjimin, me plumbat e gomës, por se triumfuan. Jemi shpresa e vetme për Shqipërinë. Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, kundër vjedhjes grabitqare të Ramës në litrin e naftës. Sot shqiptarët kanë rrogat dhe pensionet më të ulëta në rajon dhe në Europë. Taksa mbi naftën është më e larta në botë”, tha Berisha.

Tha se në protestën kundër rritjes së çmimit të naftës nuk kishte shumë qytetarë, për shkak të frikës. Kërkoi që të përgjysmohet taksa e çmimit të naftës.

Në kryengritjen paqësore të kaluar, dhjetëra mijëra qytetarë guximtarë u përballën në rrugët dhe sheshet e Tiranës si të pamposhtur për orë të tëra, dhëmb për dhëmb me regjimin. U përballën me ujin e helmuar, gazin lotsjellës, shkopinjtë dhe plumbat e gomës, por triumfuan. Por që ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë u bë akoma më e qartë si drita e diellit të nesërmen e protestës tonë të kaluar. Një protestë e thirrur nga njerëz të nderuar, nga shoqëria civile në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë kundrejt rritjes së madhe të çmimit të naftës, në orën e thirrur u paraqitën vetëm dhjetëra qytetarë. Absolutisht çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij, është prekur nga rritja e çmimit të naftës. Po pse nuk pati pjesëmarrje në një protestë të thirrur nga shoqëria civile?

A ka pakënaqësi midis shqiptarëve? Po, ka pakënaqësi dhe të madhe shumë. A janë çmimet e naftës në Shqipëri më të lartat në Europë? Po, ato janë ndër më të lartat në Europë dhe në botë. A janë rrogat dhe pensionet e shqiptarëve më të ulëtat në rajon? Po, ato janë më të ulëtat në rajonin tonë. A është taksa e Ramës mbi litrin e naftës taksa më e lartë në botë? Po, këtë askush nuk e do, por askush nuk e mohon. Atëherë përgjigjja është ajo që opozita e ka ngritur në mënyrë të përsëritur vitet e fundit dhe që banalistët, kriptoramistët e fshehin nga ju. E fshehin nga shqiptarët.

Shkaku i asaj proteste është frika, frika, të cilën ka ngulur gjer në palcë të shqiptarëve. Njerëzit nga frika nuk guxuan të dalin në protesta për të mbrojtur interesat e tyre. Edi Rama me sistemin e patronazhistëve, me presionin mbi punonjësit dhe familjet e tyre, me arrestimin e dhjetëra mijëra qytetarëve për faturat e dritave dhe ujit, me diferencimin politik të tipit të një pushtuesi, me propagandën e tij toksike që shpërndahet nga mediat kryesore të kontrolluara prej tij, ka instaluar njësoj si etërit e tij të mëparshëm frikën tek shqiptarët. Duke i kërcënuar ata me vendin e punës, me falimentimin e biznesit, me falimentimin e fermave, shkurt, duke i kërcënuar ata me kafshatën e gojës“, tha ai.

Akuzoi Ramën se ka krijuar narko-shtet dhe se kontrollon shumicën e medieve.

“Edi Rama ka krijuar narko-shtet. Këtu u bllokua Tik Tok-u, ndryshe nga Hungaria ku opozita kishte hapësirë dhe arsyeja ishte politike, sepse aty dilnin të palarat e qeverisë. Kjo qeveri kontrollon shumicën e medieve dhe rrjeteve sociale”, deklaroi kryedemokrati.

Berisha tha se fundi i Ramës do të jetë para gjykatës, duke pasur parasysh thirrjen e kryeministrit Rama në gjykatë për çështjen “Partizani”. Berisha e sfidoi Ramën, duke i thënë se nëse nuk paraqitet dot në gjykatë, të dalë në një panel televiziv në debat.

“Fundi yt do të jetë para gjykatës. Ne si opoziotë ndodhemi në kushte shumë të vështira dhe po bëjmë sakrifica tepër të mëdha. Po bëjmë ndoshta sakrificën më të madhe të ndonjë opozite në Europë dhe po qëndrojmë të pamposhtur në interes të qytetarëve shqiptarë.

Në gjyq do të jetë përballja e shekullit. Nëse nuk ta mban të vish në gjykatë, të sfidoj dhe në formë mëshirë, zgjidh studion televizive dhe hajde në debat që të them se çfarë hajduti je. Edi Rama, jep dorëheqjen”, tha ai.

Hodhi akuza në drejtim të qeverisë, duke thënë se po tentohet të asgjësohet opozita.

“Na izoluan ndërkombëtarisht me anë të mafies korruptive. Tentoi të në asgjësojë. Por ne sot jemi më të fuqishëm se kurrë. Sot kemi 7 rezoluta, që denoncojnë narko shtetin e Edi Ramës”.

Kërkoi sërish qeveri teknike si shpëtim për Shqipërinë.

“Shqipërisë sot i duhet qeveri teknike që të dalë nga kriza. Vendi nuk shpëtohet nga një njeri i vetëm dhe as nga një forcë e vetme politike dhe as nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Shqipërinë e shpëton vetëm bashkimi i opozitës, intelektualëve dhe qytetarëve që besojnë se vota e lirë është vendimtare për lirinë e një populli. Kjo ditë për lirinë e vendit ka ardhur, ajo ditë ka ardhur. Ne nuk jemi thjesht opozita, jemi shpresa e vetme e Shqipërisë dhe nuk dorëzohemi kurrë’, tha Berisha.

TË LIDHURA

Aktualitet

SPAK: Artur Shehu dyshohet për trafik kokaine në Europë

15:26 | 12/06/2026
Aktualitet

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026
Aktualitet

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qukës

14:26 | 12/06/2026
Next Post

Efektivët hedhin spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve, një qytetar i shtrirë në tokë

Tensionet në protestën kombëtare të PD-së, Aulon Kalaja në gjendje të rënduar shëndetësore nga gazi

Çfarë po ndodh në protestë? Tensione në bulevard, demokratët thirren për zhvendosje drejt Kuvendit







JU REKOMANDOJMË

Rama për fletë-arrestin e Artur Shehut: Toka nuk është e askujt, investimi në Zvërnec i duhet Vlorës

14:11 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Sport

Presidentit të Federatës Palestineze i refuzohet viza, humbet Botërorin 2026

by mirseda
15:29 | 12/06/2026
0

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, ka deklaruar se nuk ka marrë vizë për të...

SPAK: Artur Shehu dyshohet për trafik kokaine në Europë

15:26 | 12/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qukës

14:26 | 12/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita inspekton masat e sigurisë në GJKKO

14:24 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com