Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Rishikohen referencat e banesave në rrethe, afat deri në 20 Prill 2026 për vlerat e reja

1 javë ago
in Aktualitet, Analizë, Ekonomi, Shqipëria
Rishikohen referencat e banesave në rrethe, afat deri në 20 Prill 2026 për vlerat e reja

Çmimet referencë të banesave në rrethe do të rishikohen sërish. Ndërsa po vijon procesi i rivlerësimit të pronave me tatim 5%, Qeveria ka vendosur të ndryshojë çmimet që u përcaktuan nga grupi i punës dhe u hodhën në konsultim publik në korrik 2025, por nuk u miratuan asnjëherë.

Ekofin.al disponon urdhërin e Kryeministrit që riaktivizon me disa ndryshime grupin ndërinstitucional të punës për përcaktimin e vlerave mesatare për metër katror. Vendimi i ri shtyn gjithashtu afatet për përfundimin e analizës së tregut.
Ky zhvillim pason një tentativë të mëparshme për rishikimin e referencave, e cila u hodh në konsultim publik në fund të korrikut 2025, por që nuk arriti të miratohej.

Në atë rast, sipas metolodogjisë, ndarja e zonave për caktimin e çmimeve mesatare referuese është bazuar mbi këto faktorë:

– të dhënat kadastrale mbi shitblerjet;

– struktura dhe hierarkizimi i sistemit urban me një fokus të veçantë mbi zonat me kategori përdorimi banimin, bazuar mbi përcaktimet e planeve të përgjithshme vendore;

– ndërlidhja e hierarkisë hapësinore dhe çmimeve të tregut për të përcaktuar një logjikë ndarëse, që mund të parashikojë tendencat e ardhshme të tregut imobiliar.

Rishikimi i ri synon të mbështetet në një bazë më të gjerë të dhënash dhe të ketë fokus më të theksuar tek tregu real. Sipas urdhrit, grupi ndërinstitucional do të marrë në konsideratë jo vetëm të dhënat zyrtare, por edhe informacionet e paraqitura nga palë të interesuara dhe aktorë të tregut imobiliar. Në këtë kuadër, parashikohet një analizë krahasuese e çmimeve sipas zonave dhe nënzonave kadastrale, përdorimi i kontratave reale të shitblerjes të administruara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si dhe reflektimi i dinamikave të tregut në përcaktimin e çmimeve referencë.

Dokumenti parashikon gjithashtu përfshirijen e ekpertëve të jashtëm dhe përfaqësuesve me përvojë në tregun e pasurive të paluajtshme, ndërtim dhe vlerësim pasurish, të cilët pritet të kontribuojnë në thellimin e analizës dhe rritjen e besueshmërisë së procesit.

Në rastin e mëparshëm, grupet e interesit, si psh shoqata NAREA deklaruan se nuk kishin qenë pjesë e grupit të punës dhe nuk ishin konsultuar për përgatitjen e referencave të reja në rrethe.

Ndryshimi kryesor lidhet me afatet. Në vend të afatit të mëparshëm, që ishte marsi i vitit 2025, tashmë grupi i punës duhet të dorëzojë rezultatet brenda datës 20 prill 2026. Shtyrja sinjalizon një përpjekje për një proces më të thelluar dhe më të qëndrueshëm, në përgjigje të kritikave që shoqëruan draftin e mëparshëm.
Projektvendimi i korrikut 2025 synonte të përditësonte çmimet referencë në të gjitha qarqet për t’i afruar ato me nivelet reale të tregut, duke parashikuar ndarje të detajuara sipas zonave dhe diferencave mes qendrave urbane, zonave periferike dhe atyre bregdetare. Megjithatë, ai nuk u miratua, ndërsa aktorë të tregut dhe ekspertë ngritën shqetësime për mospërputhje të forta mes çmimeve referencë dhe realitetit në disa zona, si dhe mungesë transparence në metodologji.

Rishikimi i ri pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në taksën mbi ndërtesat, në vlerësimin fiskal të pasurive të paluajtshme dhe në mënyrën se si realizohen dhe deklarohen transaksionet e shitblerjes. /ekofin.al

TË LIDHURA

Braçe: Plehrat bllokojnë trotuaret, turp!
Aktualitet

Braçe: Plehrat bllokojnë trotuaret, turp!

20:00 | 01/04/2026
Vendimi i Qeverisë, Rama i kalon Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave
Kryesore

Vendimi i Qeverisë, Rama i kalon Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave

19:49 | 01/04/2026
Lirohet zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Lirohet zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson

19:42 | 01/04/2026
Next Post
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit/ Begaj: Shqipëria mirënjohëse

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit/ Begaj: Shqipëria mirënjohëse

Kryeministri Rama takim me ministrin Lamallari në“Vila 30”të pranishëm edhe zv.ministrat e Brendshëm

Kryeministri Rama takim me ministrin Lamallari në“Vila 30”të pranishëm edhe zv.ministrat e Brendshëm

“NATO mbështet Emiratet”/ Rutte telefonatë me presidentin Mohamed bin Zayed: Dënojmë sulmet iraniane

“NATO mbështet Emiratet”/ Rutte telefonatë me presidentin Mohamed bin Zayed: Dënojmë sulmet iraniane







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

Braçe: Plehrat bllokojnë trotuaret, turp!
Aktualitet

Braçe: Plehrat bllokojnë trotuaret, turp!

by mirseda
20:00 | 01/04/2026
0

Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar me denoncimet e tij për gjendjen problematike të inerteve, mbetjeve në...

Trajneri ukrainas: Shqipëria e pafuqishme, mund të shënonim 7 gola

Trajneri ukrainas: Shqipëria e pafuqishme, mund të shënonim 7 gola

19:51 | 01/04/2026
Vendimi i Qeverisë, Rama i kalon Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave

Vendimi i Qeverisë, Rama i kalon Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave

19:49 | 01/04/2026
Lirohet zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson

Lirohet zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson

19:42 | 01/04/2026
Macron luan ‘Dragon Ball’ me kryeministren japoneze, momenti bëhet viral

Macron luan ‘Dragon Ball’ me kryeministren japoneze, momenti bëhet viral

19:33 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com