Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit,Koçiu:Askush të mos mendojë se do pasurohet nga krimi

3 javë ago
in Aktualitet
Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit,Koçiu:Askush të mos mendojë se do pasurohet nga krimi

Pasuritë e përfituara nga aktivitete kriminale po kthehen në shërbim të komunitetit dhe arsimit profesional. Në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamëz, më e madhja në vend, janë pajisur 7 klasa me bazën e nevojshme materiale, duke krijuar kushte më të mira për procesin mësimor. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli dhe drejtues të arsimit profesional vizituan klasat e pajisura me logjistikën e nevojshme për zhvillimin e praktikës profesionale.

Duke u ndalur te burimi i këtyre pajisjeve, Ministrja theksoi rëndësinë e përdorimit të aseteve të sekuestruara në funksion të interesit publik. “Po bëjmë të mundur që të gjithë pasuritë edhe asetet që janë vendosur në formë kriminale apo për shkak të korrupsionit, pra aktiviteteve të paligjshme, të gjithë këto pasuri tashmë po kthehen në dobi të komunitetit, në dobi të qytetarëve, të atyre që kanë më shumë nevojë dhe në dobi të shoqërisë”, nënvizoi ministrja.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj pohoi se sot çdo gjë po shkon drejt inovacionit, ndaj duhen krijuar sa më shumë kapacitete në këtë sektor. “Fokusi ynë është që shkollat profesionale t’i përmirësojmë, jo vetëm në drejtim të cilësisë së mësimdhënies e të shkollimit, por edhe në drejtim të ambienteve e të pajisjeve, të laboratorëve, pasi pa këto të fundit, sado i mirë të jetë edukimi apo cilësia e mësuesve, nuk arrihen dot rezultate. Ne jemi përqendruar në strukturat e mësimdhënies, laboratorët, por edhe konviktet, pasi ka raste që nxënës apo studentë që duan të ndjekin arsimin profesional nuk kanë pranë qendrave të banimit shkolla, por do bëjmë që konviktet të jenë me kushte të mira. IT sot është çelësi i suksesit për çdo të ri e të re. Nuk ka asnjë institucion publik apo privat, që të mos ketë nevojë për këtë sektor”, u shpreh Ibrahimaj.

Ajo nënvizoi se këto rezultate janë fryt i një përpjekjeje të përbashkët institucionale, falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve ligjzbatuese. Bashkëpunimi pozitiv mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, SPAK, BKH dhe prokurorive ka mundësuar administrimin e shpejtë dhe efikas të pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme, si dhe ndërtimin e bazës së nevojshme ligjore, duke garantuar që iniciativa të tilla të shtohen në të ardhmen. Në vijim, Ministrja theksoi se fokusi do të jetë mbështetja e pushtetit vendor dhe shtresave në nevojë, përmes përdorimit social të këtyre aseteve. “Ne do të mbështesim pushtetin vendor, duke ofruar mundësi, hapësira, edhe për strehim social, edhe për qendra sociale e rezidenciale, për shërbime sociale për shtresa në nevojë e sigurisht edhe për fëmijët e të rinjtë. Prandaj zgjodhëm shkollën profesionale këtu në Kamëz, që është një model për nga mënyra se si funksionon në fakt, për ta mirëpajisur me qëllim që ju të vazhdoni të aftësoheni akoma më shumë”, theksoi Koçiu.

Në përfundim, Ministrja e Punëve të Brendshme përcolli një mesazh të qartë kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.

“Unë doja të jepja një mesazh të fortë për të gjithë ata që zgjedhin të merren me aktivitete kriminale e që mendojnë se nëpërmjet tyre do të pasurohen, tashmë nuk mund ta bëjnë këtë”, apeloi ajo.

Përveç humbjes së lirisë, pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme nuk do të gëzohen nga autorët, por do t’i kthehen shoqërisë dhe komunitetit. Duke iu drejtuar nxënësve, Ministrja uroi suksese dhe shprehu kënaqësinë që këto investime po përkthehen në motivim dhe mundësi reale për të rinjtë, duke i inkurajuar ata që në të ardhmen t’i shohim edhe si pjesë të administratës publike.

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Aktualitet

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Next Post
SPAK kërkon arrestimin, Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë për pasaportën

“Telefoni i Berberit, jo provë”,Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra

PS kërkon ndryshim në formulën e “Territoriales”, PD kundër; vendimi shqyrtohet të martën në Kuvend

PS kërkon ndryshim në formulën e “Territoriales”, PD kundër; vendimi shqyrtohet të martën në Kuvend

Aksidentet rrugore, Tonin Gjinaj: Të formalizohen autoshkollat me programe të qarta

Aksidentet rrugore, Tonin Gjinaj: Të formalizohen autoshkollat me programe të qarta







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com